Sahihu i Buhariut — Hadithi 1210

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, një ditë Pejgamberi ﷺ, pasi u fal, tha: “M'u paraqit shejtani dhe më bëri presion për të ma ndërprerë namazin. Allahu ma mundësoi ta mbërtheja, e në atë rast pata ndërmend ta lidhja pas një shtylle (të xhamisë) , që të mund ta shihnit të gjithë, mirëpo m'u kujtua fjala e vëllait tim, Sulejmanit: “O Zoti im, më dhuro pushtet që nuk do ta ketë askush pas meje!” (Sad, 35) Dhe Allahu e ktheu të poshtëruar.” Nadër ibn Shumejli, lidhur me fjalën فَذَعَتُّهُ (fedheatuhu) ka thënë: “Domethënë: “E mbërtheva atë dhe e shtyva me forcë.” Sikurse në Fjalën e Allahut: "Atë Ditë, kur me forcë, - (është përmendur shprehja e njëjtë), - do të hidhen në zjarrin e Xhehenemit.” (Tur, 13) Pra, do të shtyhen. Mirëpo, e para është e saktë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا شَبَابَةُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ زِيَادٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ صَلَّى صَلاَةً فَقَالَ: "إِنَّ الشَّيْطَانَ عَرَضَ لِي، فَشَدَّ عَلَىَّ لِيَقْطَعَ الصَّلاَةَ عَلَىَّ، فَأَمْكَنَنِي اللَّهُ مِنْهُ، فَذَعَتُّهُ، وَلَقَدْ هَمَمْتُ أَنْ أُوثِقَهُ إِلَى سَارِيَةٍ حَتَّى تُصْبِحُوا فَتَنْظُرُوا إِلَيْهِ فَذَكَرْتُ قَوْلَ سُلَيْمَانَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ ـ: ﴿ رَبِّ هَبْ لِي مُلْكًا لاَ يَنْبَغِي لأَحَدٍ مِنْ بَعْدِي ﴾ [ص: ٣٥] فَرَدَّهُ اللَّهُ خَاسِيًا". ثُمَّ قَالَ النَّضْرُ بْنُ شُمَيْلٍ: فَذَعَتُّهُ بِالذَّالِ أَىْ خَنَقْتُهُ وَفَدَعَّتُّهُ مِنْ قَوْلِ اللَّهِ: ﴿يَوْمَ يُدَعُّونَ﴾ [الطور: ١٣] أَىْ يُدْفَعُونَ وَالصَّوَابُ الأَوَّلُ، إِلاَّ أَنَّهُ كَذَا قَالَ بِتَشْدِيدِ الْعَيْنِ وَالتَّاءِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1210