Sahihu i Buhariut — Hadithi 1211

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Ebu Berze Eslemiu

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Ezrek ibn Kajsi tregon: “Teksa isha pranë një lumi, në Ehvaz, ku po i luftonim harurinjtë (havarixhët), pashë një burrë duke u falur, i cili në dorë mbante kapistrën e kafshës. Kafsha tentonte të ikte dhe e tërhiqte atë para-mbrapa.” Shuëbe tregon se burri në fjalë ishte Ebu Berze Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Atëherë, një havarixh tha: “O Zot, këtij plaku shkaktoja këtë e atë! Kur ai e kreu namazin, tha: “Ju dëgjova çfarë thatë. Unë kam luftuar së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ në gjashtë, shtatë ose tetë beteja dhe i kam parë lehtësimet që na i ka bërë. Të kthehem me kafshën time është më e dashur për mua sesa ta lë atë të kthehet e vetme në ahurin e saj e unë të lodhem (duke ecur në këmbë).”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَزْرَقُ بْنُ قَيْسٍ قَالَ: كُنَّا بِالأَهْوَازِ نُقَاتِلُ الْحَرُورِيَّةَ، فَبَيْنَا أَنَا عَلَى جُرُفِ نَهَرٍ إِذَا رَجُلٌ يُصَلِّي، وَإِذَا لِجَامُ دَابَّتِهِ بِيَدِهِ فَجَعَلَتِ الدَّابَّةُ تُنَازِعُهُ، وَجَعَلَ يَتْبَعُهَا. قَالَ شُعْبَةُ: - هُوَ أَبُو بَرْزَةَ الأَسْلَمِيُّ - فَجَعَلَ رَجُلٌ مِنَ الْخَوَارِجِ يَقُولُ: اللَّهُمَّ افْعَلْ بِهَذَا الشَّيْخِ. فَلَمَّا انْصَرَفَ الشَّيْخُ قَالَ: إِنِّي سَمِعْتُ قَوْلَكُمْ، وَإِنِّي غَزَوْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ سِتَّ غَزَوَاتٍ أَوْ سَبْعَ غَزَوَاتٍ وَثَمَانِيًا، وَشَهِدْتُ تَيْسِيرَهُ، وَإِنِّي إنْ كُنْتُ أَنْ أَرْجِعَ مَعَ دَابَّتِي أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ أَنْ أَدَعَهَا تَرْجِعُ إِلَى مَأْلَفِهَا فَيَشُقَّ عَلَىَّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1211