Sahihu i Buhariut — Hadithi 1216

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, i jepja selam Pejgamberit ﷺ teksa ishte në namaz, e ai ma kthente. Mirëpo, kur u kthyem (prej Abisinisë), i dhashë selam, por nuk ma ktheu. Pastaj (pas namazit) tha: “Namazi është angazhim më vete.” [1]

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ فُضَيْلٍ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: كُنْتُ أُسَلِّمُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ وَهُوَ فِي الصَّلاَةِ فَيَرُدُّ عَلَىَّ، فَلَمَّا رَجَعْنَا سَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَلَمْ يَرُدَّ عَلَىَّ وَقَالَ:‏ ‏"‏إِنَّ فِي الصَّلاَةِ شُغْلاً‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1216