Sahihu i Buhariut — Hadithi 1217

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Kethir ibn Shindhiri, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi për t'i kryer një punë. Pasi e kreva, u ktheva dhe vajta tek i Dërguari i Allahut ﷺ. E përshëndeta me selam, por nuk ma ktheu. Zemrën ma përshkoi një ndjenjë mërzie, që vetëm Allahu e di (sa e rëndë ishte). Thashë me vete: “Me gjasë, i Dërguari i Allahut ﷺ qenka prekur, se i jam vonuar shumë. Sërish e përshëndeta, por prapë nuk ma ktheu. Në zemër ndjeva një mërzitje edhe më të madhe se herën e parë. Kur e përshëndeta për së treti, ma ktheu, e në atë rast më tha: “Nuk munda të ta ktheja selamin, sepse isha duke u falur.” Ai ishte hipur në kafshën e tij, (duke u falur) jo në drejtim të kiblës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ: حَدَّثَنَا كَثِيرُ بْنُ شِنْظِيرٍ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: بَعَثَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي حَاجَةٍ لَهُ فَانْطَلَقْتُ، ثُمَّ رَجَعْتُ وَقَدْ قَضَيْتُهَا، فَأَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ، فَلَمْ يَرُدَّ عَلَىَّ، فَوَقَعَ فِي قَلْبِي مَا اللَّهُ أَعْلَمُ بِهِ فَقُلْتُ فِي نَفْسِي: لَعَلَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَجَدَ عَلَىَّ أَنِّي أَبْطَأْتُ عَلَيْهِ، ثُمَّ سَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَلَمْ يَرُدَّ عَلَىَّ، فَوَقَعَ فِي قَلْبِي أَشَدُّ مِنَ الْمَرَّةِ الأُولَى، ثُمَّ سَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَرَدَّ عَلَىَّ فَقَالَ:‏ ‏"‏إِنَّمَا مَنَعَنِي أَنْ أَرُدَّ عَلَيْكَ أَنِّي كُنْتُ أُصَلِّي‏"‏‏‏.‏‏ وَكَانَ عَلَى رَاحِلَتِهِ مُتَوَجِّهًا إِلَى غَيْرِ الْقِبْلَةِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1217