{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1218",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1218",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1218",
  "text": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa e njoftuan të Dërguarin e Allahut ﷺ se kishte plasur një zënkë në fisin e Amër ibn Aufit (i cili banonte) në Kuba , andaj shkoi me disa sahabë për t'i pajtuar mes vete. U vonua, saqë u afrua koha e namazit, andaj Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: - O Ebu Bekër, i Dërguari i Allahut ﷺ u vonua, ndërkohë ka hyrë koha e namazit. A po ua fal njerëzve namazin? - Po, nëse dëshiron, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin ndërsa Ebu Bekri doli para njerëzve dhe mori tekbirin . Atëherë vajti i Dërguari i Allahut ﷺ duke i çarë safat përmes, derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin duke u rënë shuplakave, por ai nuk shpërqendrohej prej namazit. Kur u ranë më tepër shuplakave, shikoi dhe e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ia bëri me shenjë, për të qëndruar ku ishte. Ebu Bekri i çoi duart, e falënderoi Allahun dhe u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe ua fali namazin. Pasi e kreu, u drejtua nga njerëzit dhe u tha: - “O njerëz! Ç'është puna juaj që u rënkeni shuplakave kur ju shqetësuaka diçka në namaz? Rënia e shuplakave është për gratë. Nëse dikush mendon se ka ngjarë diçka në namaz (të imamit) , le të thotë “subhanallah”.” Pastaj iu kthye Ebu Bekrit dhe i tha: - “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të faleshe aty (ku ishe) pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Veprimet në namaz",
    "position": 21,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/21/veprimet-ne-namaz"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1218",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ - رضى الله عنه - قَالَ: بَلَغَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَنَّ بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ بِقُبَاءٍ كَانَ بَيْنَهُمْ شَىْءٌ، فَخَرَجَ يُصْلِحُ بَيْنَهُمْ فِي أُنَاسٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَحُبِسَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَحَانَتِ الصَّلاَةُ، فَجَاءَ بِلاَلٌ إِلَى أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - فَقَالَ: يَا أَبَا بَكْرٍ! إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ حُبِسَ وَقَدْ حَانَتِ الصَّلاَةُ، فَهَلْ لَكَ أَنْ تَؤُمَّ النَّاسَ؟ قَالَ: نَعَمْ إِنْ شِئْتَ‏.‏ فَأَقَامَ بِلاَلٌ الصَّلاَةَ، وَتَقَدَّمَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَكَبَّرَ لِلنَّاسِ، وَجَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمْشِي فِي الصُّفُوفِ يَشُقُّهَا شَقًّا، حَتَّى قَامَ مِنَ الصَّفِّ، فَأَخَذَ النَّاسُ فِي التَّصْفِيحِ‏.‏ قَالَ سَهْلٌ: التَّصْفِيحُ هُوَ التَّصْفِيقُ‏.‏ قَالَ: وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - لاَ يَلْتَفِتُ فِي صَلاَتِهِ، فَلَمَّا أَكْثَرَ النَّاسُ الْتَفَتَ فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَشَارَ إِلَيْهِ، يَأْمُرُهُ أَنْ يُصَلِّيَ، فَرَفَعَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - يَدَهُ، فَحَمِدَ اللَّهَ، ثُمَّ رَجَعَ الْقَهْقَرَى وَرَاءَهُ حَتَّى قَامَ فِي الصَّفِّ، وَتَقَدَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى لِلنَّاسِ، فَلَمَّا فَرَغَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: ‏ ‏\"‏يَا أَيُّهَا النَّاسُ! مَا لَكُمْ حِينَ نَابَكُمْ شَىْءٌ فِي الصَّلاَةِ أَخَذْتُمْ بِالتَّصْفِيحِ؟ إِنَّمَا التَّصْفِيحُ لِلنِّسَاءِ، مَنْ نَابَهُ شَىْءٌ فِي صَلاَتِهِ فَلْيَقُلْ: سُبْحَانَ اللَّهِ‏\"‏‏‏.‏‏ ثُمَّ الْتَفَتَ إِلَى أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَقَالَ: ‏ ‏\"‏يَا أَبَا بَكْرٍ! مَا مَنَعَكَ أَنْ تُصَلِّيَ لِلنَّاسِ حِينَ أَشَرْتُ عَلَيْكَ؟‏\"‏‏‏‏‏ قَالَ أَبُو بَكْرٍ: مَا كَانَ يَنْبَغِي لاِبْنِ أَبِي قُحَافَةَ أَنْ يُصَلِّيَ بَيْنَ يَدَىْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ‏.‏",
    "albanian": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa e njoftuan të Dërguarin e Allahut ﷺ se kishte plasur një zënkë në fisin e Amër ibn Aufit (i cili banonte) në Kuba , andaj shkoi me disa sahabë për t'i pajtuar mes vete. U vonua, saqë u afrua koha e namazit, andaj Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: - O Ebu Bekër, i Dërguari i Allahut ﷺ u vonua, ndërkohë ka hyrë koha e namazit. A po ua fal njerëzve namazin? - Po, nëse dëshiron, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin ndërsa Ebu Bekri doli para njerëzve dhe mori tekbirin . Atëherë vajti i Dërguari i Allahut ﷺ duke i çarë safat përmes, derisa arriti në të parin. Njerëzit filluan ta lajmëronin Ebu Bekrin duke u rënë shuplakave, por ai nuk shpërqendrohej prej namazit. Kur u ranë më tepër shuplakave, shikoi dhe e pa të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili ia bëri me shenjë, për të qëndruar ku ishte. Ebu Bekri i çoi duart, e falënderoi Allahun dhe u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf. I Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe ua fali namazin. Pasi e kreu, u drejtua nga njerëzit dhe u tha: - “O njerëz! Ç'është puna juaj që u rënkeni shuplakave kur ju shqetësuaka diçka në namaz? Rënia e shuplakave është për gratë. Nëse dikush mendon se ka ngjarë diçka në namaz (të imamit) , le të thotë “subhanallah”.” Pastaj iu kthye Ebu Bekrit dhe i tha: - “O Ebu Bekër! Çfarë të pengoi të faleshe aty (ku ishe) pasi të urdhërova?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë Pejgamberit ﷺ në namaz, - tha Ebu Bekri.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1218.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1218.json"
  }
}