Sahihu i Buhariut — Hadithi 1221

Veprimet në namaz · Transmetuesi: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Shqip

Is'hak ibn Mensuri na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Omeri ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Mbrapa Pejgamberit ﷺ e fala namazin e ikindisë dhe, pasi e kreu, u ngrit me nxitim e shkoi në shtëpinë e njërës prej grave të tij. Kur u kthye, nëpër fytyrat e njerëzve vuri re se ishin habitur për shkak të ngutjes së tij, andaj u tha: “Teksa falesha, m'u kujtua se në shtëpi kisha disa florinj e nuk doja të qëndronin as dhe një natë më shumë te ne, andaj urdhërova të shpërndaheshin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مَنْصُورٍ: حَدَّثَنَا رَوْحٌ: حَدَّثَنَا عُمَرُ - هُوَ ابْنُ سَعِيدٍ - قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ الْحَارِثِ - رضى الله عنه - قَالَ: صَلَّيْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ الْعَصْرَ، فَلَمَّا سَلَّمَ قَامَ سَرِيعًا دَخَلَ عَلَى بَعْضِ نِسَائِهِ، ثُمَّ خَرَجَ وَرَأَى مَا فِي وُجُوهِ الْقَوْمِ مِنْ تَعَجُّبِهِمْ لِسُرْعَتِهِ فَقَالَ:‏ ‏"‏ذَكَرْتُ وَأَنَا فِي الصَّلاَةِ تِبْرًا عِنْدَنَا، فَكَرِهْتُ أَنْ يُمْسِيَ أَوْ يَبِيتَ عِنْدَنَا فَأَمَرْتُ بِقِسْمَتِهِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1221