Sahihu i Buhariut — Hadithi 1224

Sehvi sexhdeja · Transmetuesi: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahman Arexhi se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ njërin prej namazeve (me katër rekate) ua fali dy rekate, pastaj u ngrit në këmbë, pa kryer uljen (e parë). Njëjtë vepruan edhe njerëzit pas tij. Kur arriti në fund të namazit, ne prisnim të jepte selam, por ai bëri tekbirin para selamit, i bëri dy sexhde duke qenë ulur, pastaj dha selam.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ ابْنِ بُحَيْنَةَ - رضى الله عنه - أَنَّهُ قَالَ: صَلَّى لَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَكْعَتَيْنِ مِنْ بَعْضِ الصَّلَوَاتِ ثُمَّ قَامَ فَلَمْ يَجْلِسْ، فَقَامَ النَّاسُ مَعَهُ، فَلَمَّا قَضَى صَلاَتَهُ وَنَظَرْنَا تَسْلِيمَهُ كَبَّرَ قَبْلَ التَّسْلِيمِ فَسَجَدَ سَجْدَتَيْنِ وَهُوَ جَالِسٌ ثُمَّ سَلَّمَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1224