Sahihu i Buhariut — Hadithi 1227

Sehvi sexhdeja · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sad ibn Ibrahimi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali drekën ose ikindinë dhe dha selam.” Dhuljedejni i tha: “O i Dërguari i Allahut, mos u shkurtua namazi?” - “A është e vërtetë kjo që ky po thotë (se i kam falur vetëm dy rekate) ?” - i pyeti të pranishmit Pejgamberi ﷺ. - Po, - i thanë. Pastaj i fali edhe dy rekate të tjera dhe bëri dy sexhde. Sad ibn Ibrahimi tregon: “E kam parë Urve ibn Zubejrin duke dhënë selam pas dy rekateve të akshamit (nga harresa), foli diçka, pastaj e fali pjesën e mbetur dhe i bëri dy sexhde.” Pas kësaj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ سَعْدِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: صَلَّى بِنَا النَّبِيُّ ﷺ الظُّهْرَ أَوِ الْعَصْرَ فَسَلَّمَ، فَقَالَ لَهُ ذُو الْيَدَيْنِ: الصَّلاَةُ يَا رَسُولَ اللَّهَ أَنَقَصَتْ؟ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأَصْحَابِهِ:‏ ‏"‏أَحَقٌّ مَا يَقُولُ؟‏"‏‏‏‏ قَالُوا: نَعَمْ‏.‏ فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ أُخْرَيَيْنِ ثُمَّ سَجَدَ سَجْدَتَيْنِ‏.‏ قَالَ سَعْدٌ: وَرَأَيْتُ عُرْوَةَ بْنَ الزُّبَيْرِ صَلَّى مِنَ الْمَغْرِبِ رَكْعَتَيْنِ فَسَلَّمَ وَتَكَلَّمَ ثُمَّ صَلَّى مَا بَقِيَ وَسَجَدَ سَجْدَتَيْنِ وَقَالَ: هَكَذَا فَعَلَ النَّبِيُّ ﷺ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1227