{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1229",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1229",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1229",
  "text": "Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po na falte njërin prej namazeve të pasdites, - Muhamedi (transmetuesi) thotë: “Ka të ngjarë të ketë qenë ikindia, - i fali dy rekate dhe dha selam. U ngrit dhe shkoi në pjesën e parme të xhamisë, te një cung, ku vendosi dorën e tij (dhe u mbështet). Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Ebu Bekri me Omerin, mirëpo druajtën ta pyesin (rreth asaj që ndodhi) nga respekti që kishin për të. Ata që nguteshin, duke dalë (nga xhamia) thoshin: “Vallë, është shkurtuar namazi?” Mirëpo, një burrë, të cilin Pejgamberi ﷺ e quante Dhuljedejn (Duargjati), pyeti: - A harrove apo u shkurtua namazi? - “As kam harruar, as është shkurtuar namazi”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Po, vërtet harrove, - ia ktheu ai. Atëherë Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate, dha selam, bëri tekbirin dhe ra në sexhde, sikurse në sexhden e namazit, ose më gjatë, e ngriti kokën duke bërë tekbirin, pastaj sërish ra në sexhde dhe u ngrit prej saj me tekbir.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Sehvi sexhdeja",
    "position": 22,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/22/sehvi-sexhdeja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1229",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ عُمَرَ قَالَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: صَلَّى النَّبِيُّ ﷺ إِحْدَى صَلاَتَىِ الْعَشِيِّ - قَالَ مُحَمَّدٌ: وَأَكْثَرُ ظَنِّي الْعَصْرَ - رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ سَلَّمَ ثُمَّ قَامَ إِلَى خَشَبَةٍ فِي مُقَدَّمِ الْمَسْجِدِ فَوَضَعَ يَدَهُ عَلَيْهَا. وَفِيهِمْ أَبُو بَكْرٍ وَعُمَرُ - رضى الله عنهما - فَهَابَا أَنْ يُكَلِّمَاهُ. وَخَرَجَ سَرَعَانُ النَّاسِ فَقَالُوا: أَقَصُرَتِ الصَّلاَةُ؟ وَرَجُلٌ يَدْعُوهُ النَّبِيُّ ﷺ ذُو الْيَدَيْنِ فَقَالَ: أَنَسِيتَ أَمْ قَصُرَتْ؟ فَقَالَ: \"لَمْ أَنْسَ وَلَمْ تُقْصَرْ\". قَالَ: بَلَى قَدْ نَسِيتَ. فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ سَلَّمَ ثُمَّ كَبَّرَ فَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ فَكَبَّرَ، ثُمَّ وَضَعَ رَأْسَهُ فَكَبَّرَ فَسَجَدَ مِثْلَ سُجُودِهِ أَوْ أَطْوَلَ، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ وَكَبَّرَ.",
    "albanian": "Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po na falte njërin prej namazeve të pasdites, - Muhamedi (transmetuesi) thotë: “Ka të ngjarë të ketë qenë ikindia, - i fali dy rekate dhe dha selam. U ngrit dhe shkoi në pjesën e parme të xhamisë, te një cung, ku vendosi dorën e tij (dhe u mbështet). Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Ebu Bekri me Omerin, mirëpo druajtën ta pyesin (rreth asaj që ndodhi) nga respekti që kishin për të. Ata që nguteshin, duke dalë (nga xhamia) thoshin: “Vallë, është shkurtuar namazi?” Mirëpo, një burrë, të cilin Pejgamberi ﷺ e quante Dhuljedejn (Duargjati), pyeti: - A harrove apo u shkurtua namazi? - “As kam harruar, as është shkurtuar namazi”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Po, vërtet harrove, - ia ktheu ai. Atëherë Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate, dha selam, bëri tekbirin dhe ra në sexhde, sikurse në sexhden e namazit, ose më gjatë, e ngriti kokën duke bërë tekbirin, pastaj sërish ra në sexhde dhe u ngrit prej saj me tekbir.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1229.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1229.json"
  }
}