Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Arexhi se Abdullah ibn Buhajne Esediu, aleat i fisit Benu Abdulmutalib (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ në namazin e drekës u ngrit (pas rekatit të dytë), që realisht do të duhej të qëndronte ulur. Kur e plotësoi namazin, bëri dy sexhde, duke bërë tekbirin për çdo sexhde, derisa ishte ulur, para selamit. Po ashtu, njerëzit i bënë këto sexhde me të, në vend të uljes që kishte harruar. Transmetimin e Lejthiut e ka fuqizuar Ibn Xhurejxhi nga Ibn Shihabi në çështjen e tekbirit.
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا لَيْثٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ ابْنِ بُحَيْنَةَ الأَسْدِيِّ، حَلِيفِ بَنِي عَبْدِ الْمُطَّلِبِ ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَامَ فِي صَلاَةِ الظُّهْرِ وَعَلَيْهِ جُلُوسٌ، فَلَمَّا أَتَمَّ صَلاَتَهُ سَجَدَ سَجْدَتَيْنِ فَكَبَّرَ فِي كُلِّ سَجْدَةٍ وَهُوَ جَالِسٌ قَبْلَ أَنْ يُسَلِّمَ، وَسَجَدَهُمَا النَّاسُ مَعَهُ مَكَانَ مَا نَسِيَ مِنَ الْجُلُوسِ. تَابَعَهُ ابْنُ جُرَيْجٍ عَنِ ابْنِ شِهَابٍ فِي التَّكْبِيرِ.