{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1234",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1234",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1234",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dëgjoi se në fisin e Amër ibn Aufit kishte mosmarrëveshje. Pejgamberi ﷺ shkoi me disa shokë që t'i pajtojë mes vete dhe u vonua derisa hyri koha e namazit. Kështu, Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “O Ebu Bekër, koha e namazit ka hyrë, ndërkohë Pejgamberi ﷺ u vonua, a po ua fal njerëzve namazin?” - Po, nëse dëshiron, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin, e në atë rast Ebu Bekri doli para njerëzve dhe mori tekbirin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe kaloi nëpërmjet safave, derisa arriti në saf (të parë). Njerëzit filluan t'u binin shuplakave, por Ebu Bekri nuk shpërqendrohej nga namazi i tij. Kur e tepruan (së rëni shuplakave), ai shikoi dhe e pa Pejgamberin ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i bëri me shenjë, duke e urdhëruar që të vazhdonte namazin. Por, Ebu Bekri i ngriti duart, e falënderoi Allahun dhe u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf, kurse i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe ua fali njerëzve namazin. Pasi e kreu, u kthye nga njerëzit dhe tha: “O ju njerëz! Ç'është puna juaj që u rënkeni shuplakave kur ju shqetësuaka diçka në namaz? Rrahja e shuplakave është për gratë. E, nëse dikujt i ndodh diçka e rëndësishme në namaz, le të thotë “subhanallah”, sepse çdokush që dëgjon tek thuhet “subhanallah”, kthehet. O Ebu Bekër, çfarë të pengoi që të vazhdoje namazin pasi bëra me shenjë?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë të Dërguarit të Allahut ﷺ në namaz, - iu përgjigj ai.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Sehvi sexhdeja",
    "position": 22,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/22/sehvi-sexhdeja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1234",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَلَغَهُ أَنَّ بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ كَانَ بَيْنَهُمْ شَىْءٌ فَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُصْلِحُ بَيْنَهُمْ فِي أُنَاسٍ مَعَهُ، فَحُبِسَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَحَانَتِ الصَّلاَةُ فَجَاءَ بِلاَلٌ إِلَى أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَقَالَ: يَا أَبَا بَكْرٍ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ حُبِسَ وَقَدْ حَانَتِ الصَّلاَةُ فَهَلْ لَكَ أَنْ تَؤُمَّ النَّاسَ؟ قَالَ: نَعَمْ إِنْ شِئْتَ‏.‏ فَأَقَامَ بِلاَلٌ وَتَقَدَّمَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَكَبَّرَ لِلنَّاسِ وَجَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمْشِي فِي الصُّفُوفِ حَتَّى قَامَ فِي الصَّفِّ، فَأَخَذَ النَّاسُ فِي التَّصْفِيقِ، وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - لاَ يَلْتَفِتُ فِي صَلاَتِهِ، فَلَمَّا أَكْثَرَ النَّاسُ الْتَفَتَ فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَشَارَ إِلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَأْمُرُهُ أَنْ يُصَلِّيَ، فَرَفَعَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - يَدَيْهِ فَحَمِدَ اللَّهَ وَرَجَعَ الْقَهْقَرَى وَرَاءَهُ حَتَّى قَامَ فِي الصَّفِّ، فَتَقَدَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى لِلنَّاسِ فَلَمَّا فَرَغَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ:‏ ‏\"‏يَا أَيُّهَا النَّاسُ! مَا لَكُمْ حِينَ نَابَكُمْ شَىْءٌ فِي الصَّلاَةِ أَخَذْتُمْ فِي التَّصْفِيقِ؟، إِنَّمَا التَّصْفِيقُ لِلنِّسَاءِ، مَنْ نَابَهُ شَىْءٌ فِي صَلاَتِهِ فَلْيَقُلْ: سُبْحَانَ اللَّهِ‏.‏ فَإِنَّهُ لاَ يَسْمَعُهُ أَحَدٌ حِينَ يَقُولُ: سُبْحَانَ اللَّهِ إِلاَّ الْتَفَتَ، يَا أَبَا بَكْرٍ! مَا مَنَعَكَ أَنْ تُصَلِّيَ لِلنَّاسِ حِينَ أَشَرْتُ إِلَيْكَ؟‏\"‏‏‏‏ ‏ فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه -: مَا كَانَ يَنْبَغِي لاِبْنِ أَبِي قُحَافَةَ أَنْ يُصَلِّيَ بَيْنَ يَدَىْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ‏.‏",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dëgjoi se në fisin e Amër ibn Aufit kishte mosmarrëveshje. Pejgamberi ﷺ shkoi me disa shokë që t'i pajtojë mes vete dhe u vonua derisa hyri koha e namazit. Kështu, Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “O Ebu Bekër, koha e namazit ka hyrë, ndërkohë Pejgamberi ﷺ u vonua, a po ua fal njerëzve namazin?” - Po, nëse dëshiron, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin, e në atë rast Ebu Bekri doli para njerëzve dhe mori tekbirin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe kaloi nëpërmjet safave, derisa arriti në saf (të parë). Njerëzit filluan t'u binin shuplakave, por Ebu Bekri nuk shpërqendrohej nga namazi i tij. Kur e tepruan (së rëni shuplakave), ai shikoi dhe e pa Pejgamberin ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i bëri me shenjë, duke e urdhëruar që të vazhdonte namazin. Por, Ebu Bekri i ngriti duart, e falënderoi Allahun dhe u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf, kurse i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe ua fali njerëzve namazin. Pasi e kreu, u kthye nga njerëzit dhe tha: “O ju njerëz! Ç'është puna juaj që u rënkeni shuplakave kur ju shqetësuaka diçka në namaz? Rrahja e shuplakave është për gratë. E, nëse dikujt i ndodh diçka e rëndësishme në namaz, le të thotë “subhanallah”, sepse çdokush që dëgjon tek thuhet “subhanallah”, kthehet. O Ebu Bekër, çfarë të pengoi që të vazhdoje namazin pasi bëra me shenjë?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë të Dërguarit të Allahut ﷺ në namaz, - iu përgjigj ai."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1234.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1234.json"
  }
}