Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Eshathi, e ky e ka dëgjuar Muavije ibn Suvejd ibn Mukarrinin se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë sosh. Na ka urdhëruar: 1. Të përcjellim xhenazet, 2. Të vizitojmë të sëmurin, 3. T'i përgjigjemi ftesës, 4. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi, 5. Ta përmbushim atë për të cilën dikush na është betuar, 6. Ta kthejmë selamin dhe 7. Të lutemi për atë që teshtin. Ndërkaq, na ka ndaluar: enët e argjendit, unazën e arit, mëndafshin, armaçin, veshjet e mëndafshta (kasije) dhe mëndafshin e vrazhdë (istebrak) .”
حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ، قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنِ الأَشْعَثِ قَالَ: سَمِعْتُ مُعَاوِيَةَ بْنَ سُوَيْدِ بْنِ مُقَرِّنٍ، عَنِ الْبَرَاءِ - رضى الله عنه - قَالَ: أَمَرَنَا النَّبِيُّ ﷺ بِسَبْعٍ، وَنَهَانَا عَنْ سَبْعٍ: ١. أَمَرَنَا بِاتِّبَاعِ الْجَنَائِزِ، ٢. وَعِيَادَةِ الْمَرِيضِ، ٣. وَإِجَابَةِ الدَّاعِي، ٤. وَنَصْرِ الْمَظْلُومِ، ٥. وَإِبْرَارِ الْقَسَمِ، ٦. وَرَدِّ السَّلاَمِ، ٧. وَتَشْمِيتِ الْعَاطِسِ. وَنَهَانَا عَنْ آنِيَةِ الْفِضَّةِ، وَخَاتَمِ الذَّهَبِ، وَالْحَرِيرِ، وَالدِّيبَاجِ، وَالْقَسِّيِّ، وَالإِسْتَبْرَقِ.