{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1241",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1241",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1241",
  "text": "1241, 1242 - Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi, e këta nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri erdhi me kalë prej Sunhit, vendbanimit të tij, e në atë rast zbriti nga kali dhe u fut në xhami, pa i folur askujt. Hyri në dhomën e Aishes dhe u drejtua nga Pejgamberi ﷺ, i cili ishte i mbuluar me gunë të hollë (jemenase) me ngjyra, ia zbuloi fytyrën dhe e puthi. Pastaj qau e tha: “E bëfsha kurban babanë për ty, o i Dërguari i Allahut! Allahu nuk do të t'i bashkojë dy vdekje, porse vdekjen që ta ka caktuar Allahu, tashmë e ke shijuar.” Ebu Seleme ka thënë: “Ibn Abasi tregon: “Teksa Omeri u fliste njerëzve, doli Ebu Bekri dhe i tha: “Ulu!” Ai refuzoi. Prapë i tha: “Ulu!” Ai refuzoi sërish. Atëherë, Ebu Bekri filloi të flasë, e njerëzit u kthyen nga ai dhe e lanë Omerin. Aty tha: “E, më pas... Ai që e ka adhuruar Muhamedin ﷺ, Muhamedi ﷺ tanimë ka vdekur, e ai që e adhuron Allahun, Allahu është i Gjallë e nuk vdes. Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi është vetëm i dërguar. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Se, Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.” (Ali Imran, 144) Betohem në Allahun se, njerëzit (nga mërzia) sikur nuk e dinin se Allahu e ka zbritur më parë këtë ajet, derisa e lexoi Ebu Bekri. Atëherë njerëzit e pranuan prej tij dhe çdonjëri dëgjohej duke e lexuar atë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhenazes",
    "position": 23,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/23/namazi-i-xhenazes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1241",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنِي مَعْمَرٌ، وَيُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ، أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهُ قَالَتْ: أَقْبَلَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - عَلَى فَرَسِهِ مِنْ مَسْكَنِهِ بِالسُّنْحِ حَتَّى نَزَلَ، فَدَخَلَ الْمَسْجِدَ، فَلَمْ يُكَلِّمِ النَّاسَ، حَتَّى نَزَلَ فَدَخَلَ عَلَى عَائِشَةَ فَتَيَمَّمَ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ مُسَجًّى بِبُرْدِ حِبَرَةٍ، فَكَشَفَ عَنْ وَجْهِهِ، ثُمَّ أَكَبَّ عَلَيْهِ فَقَبَّلَهُ ثُمَّ بَكَى فَقَالَ: بِأَبِي أَنْتَ يَا نَبِيَّ اللَّهِ! لاَ يَجْمَعُ اللَّهُ عَلَيْكَ مَوْتَتَيْنِ، أَمَّا الْمَوْتَةُ الَّتِي كُتِبَتْ عَلَيْكَ فَقَدْ مُتَّهَا. قَالَ أَبُو سَلَمَةَ: فَأَخْبَرَنِي ابْنُ عَبَّاسٍ: أَنَّ أَبَا بَكْرٍ خَرَجَ وَعُمَرُ يُكَلِّمُ النَّاسَ، فَقَالَ: اجْلِسْ! فَأَبَى. فَقَالَ: اجْلِسْ! فَأَبَى، فَتَشَهَّدَ أَبُو بَكْرٍ فَمَالَ إِلَيْهِ النَّاسُ، وَتَرَكُوا عُمَرَ فَقَالَ: أَمَّا بَعْدُ، فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ يَعْبُدُ مُحَمَّدًا ﷺ فَإِنَّ مُحَمَّدًا ﷺ قَدْ مَاتَ، وَمَنْ كَانَ يَعْبُدُ اللَّهَ فَإِنَّ اللَّهَ حَىٌّ لاَ يَمُوتُ، قَالَ اللَّهُ تَعَالَى: ﴿وَمَا مُحَمَّدٌ إِلَّا رَسُولٌ قَدْ خَلَتْ مِن قَبْلِهِ الرُّسُلُ ۚ أَفَإِن مَّاتَ أَوْ قُتِلَ انقَلَبْتُمْ عَلَىٰ أَعْقَابِكُمْ ۚ وَمَن يَنقَلِبْ عَلَىٰ عَقِبَيْهِ فَلَن يَضُرَّ اللَّـهَ شَيْئًا ۗ وَسَيَجْزِي اللَّـهُ الشَّاكِرِينَ ﴾ [آل عمران: ١٤٤] وَاللَّهِ لَكَأَنَّ النَّاسَ لَمْ يَكُونُوا يَعْلَمُونَ أَنَّ اللَّهَ أَنْزَلَ الآيَةَ حَتَّى تَلاَهَا أَبُو بَكْرٍ فَتَلَقَّاهَا مِنْهُ النَّاسُ، فَمَا يُسْمَعُ بَشَرٌ إِلاَّ يَتْلُوهَا.",
    "albanian": "1241, 1242 - Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi, e këta nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri erdhi me kalë prej Sunhit, vendbanimit të tij, e në atë rast zbriti nga kali dhe u fut në xhami, pa i folur askujt. Hyri në dhomën e Aishes dhe u drejtua nga Pejgamberi ﷺ, i cili ishte i mbuluar me gunë të hollë (jemenase) me ngjyra, ia zbuloi fytyrën dhe e puthi. Pastaj qau e tha: “E bëfsha kurban babanë për ty, o i Dërguari i Allahut! Allahu nuk do të t'i bashkojë dy vdekje, porse vdekjen që ta ka caktuar Allahu, tashmë e ke shijuar.” Ebu Seleme ka thënë: “Ibn Abasi tregon: “Teksa Omeri u fliste njerëzve, doli Ebu Bekri dhe i tha: “Ulu!” Ai refuzoi. Prapë i tha: “Ulu!” Ai refuzoi sërish. Atëherë, Ebu Bekri filloi të flasë, e njerëzit u kthyen nga ai dhe e lanë Omerin. Aty tha: “E, më pas... Ai që e ka adhuruar Muhamedin ﷺ, Muhamedi ﷺ tanimë ka vdekur, e ai që e adhuron Allahun, Allahu është i Gjallë e nuk vdes. Allahu i Madhëruar thotë: “Muhamedi është vetëm i dërguar. Por, edhe para tij ka pasur pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Se, Allahu do t'i shpërblejë falënderuesit.” (Ali Imran, 144) Betohem në Allahun se, njerëzit (nga mërzia) sikur nuk e dinin se Allahu e ka zbritur më parë këtë ajet, derisa e lexoi Ebu Bekri. Atëherë njerëzit e pranuan prej tij dhe çdonjëri dëgjohej duke e lexuar atë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1241.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1241.json"
  }
}