{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1243",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1243",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1243",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Umu Alai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), një grua ensare, që ia kishte dhënë besën Pejgamberit ﷺ, tregon se muhaxhirët (kur erdhën nga Meka) u shpërndanë me short, e neve na ra Othman ibn Medhuni. Pasi e vendosëm në një prej shtëpive tona, u sëmur dhe vdiq. Kështu, e pastruam dhe e qefinosëm me rrobat e tij. Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, unë thashë: “Allahu të mëshiroftë, o Ebu Saib! Dëshmoj se Allahu të ka nderuar.” Pejgamberi ﷺ tha: - “E si e ditke ti se Allahu e ka nderuar atë?” - Me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut, e kë nderon Allahu pra? - pyeta. - “Sa i përket këtij, i ka ardhur e qarta (vdekja) . Betohem në Allahun se unë shpresoj për të mirësinë! Betohem në Allahun se unë nuk e di çfarë do të bëhet me mua, edhe pse jam i Dërguari i Allahut”, - tha ai. - Betohem në Allahun se askënd nuk do ta lavdëroj pas tij (Othmanit), - thashë.” Seid ibn Ufejri ka thënë: “Na ka treguar Lejthiu, njëjtë.” Nafi ibn Jezidi transmeton nga Ukajli se ka thënë: “Çfarë do të bëhet me të.” Transmetimin e tij e kanë përforcuar Shuajbi, Amër ibn Dinari dhe Mameri.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhenazes",
    "position": 23,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/23/namazi-i-xhenazes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1243",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Umu Ala Ensarja"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي خَارِجَةُ بْنُ زَيْدِ بْنِ ثَابِتٍ، أَنَّ أُمَّ الْعَلاَءِ - امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ - بَايَعَتِ النَّبِيَّ ﷺ أَخْبَرَتْهُ أَنَّهُ اقْتُسِمَ الْمُهَاجِرُونَ قُرْعَةً فَطَارَ لَنَا عُثْمَانُ بْنُ مَظْعُونٍ، فَأَنْزَلْنَاهُ فِي أَبْيَاتِنَا، فَوَجِعَ وَجَعَهُ الَّذِي تُوُفِّيَ فِيهِ، فَلَمَّا تُوُفِّيَ وَغُسِّلَ وَكُفِّنَ فِي أَثْوَابِهِ، دَخَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: رَحْمَةُ اللَّهِ عَلَيْكَ أَبَا السَّائِبِ! فَشَهَادَتِي عَلَيْكَ لَقَدْ أَكْرَمَكَ اللَّهُ‏.‏ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏\"‏وَمَا يُدْرِيكِ أَنَّ اللَّهَ قَدْ أَكْرَمَهُ؟‏\"‏‏‏‏‏ فَقُلْتُ: بِأَبِي أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ فَمَنْ يُكْرِمُهُ اللَّهُ؟ فَقَالَ: ‏\"‏‏أَمَّا هُوَ فَقَدْ جَاءَهُ الْيَقِينُ، وَاللَّهِ إِنِّي لأَرْجُو لَهُ الْخَيْرَ، وَاللَّهِ مَا أَدْرِي - وَأَنَا رَسُولُ اللَّهِ - مَا يُفْعَلُ بِي‏\"‏‏‏.‏‏ قَالَتْ: فَوَاللَّهِ لاَ أُزَكِّي أَحَدًا بَعْدَهُ أَبَدًا‏.‏ حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، مِثْلَهُ‏.‏ وَقَالَ نَافِعُ بْنُ يَزِيدَ عَنْ عُقَيْلٍ: مَا يُفْعَلُ بِهِ. وَتَابَعَهُ شُعَيْبٌ وَعَمْرُو بْنُ دِينَارٍ وَمَعْمَرٌ‏.",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Harixhe ibn Zejd ibn Thabiti se Umu Alai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), një grua ensare, që ia kishte dhënë besën Pejgamberit ﷺ, tregon se muhaxhirët (kur erdhën nga Meka) u shpërndanë me short, e neve na ra Othman ibn Medhuni. Pasi e vendosëm në një prej shtëpive tona, u sëmur dhe vdiq. Kështu, e pastruam dhe e qefinosëm me rrobat e tij. Kur erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, unë thashë: “Allahu të mëshiroftë, o Ebu Saib! Dëshmoj se Allahu të ka nderuar.” Pejgamberi ﷺ tha: - “E si e ditke ti se Allahu e ka nderuar atë?” - Me babë kurban t'u bëfsha, o i Dërguari i Allahut, e kë nderon Allahu pra? - pyeta. - “Sa i përket këtij, i ka ardhur e qarta (vdekja) . Betohem në Allahun se unë shpresoj për të mirësinë! Betohem në Allahun se unë nuk e di çfarë do të bëhet me mua, edhe pse jam i Dërguari i Allahut”, - tha ai. - Betohem në Allahun se askënd nuk do ta lavdëroj pas tij (Othmanit), - thashë.” Seid ibn Ufejri ka thënë: “Na ka treguar Lejthiu, njëjtë.” Nafi ibn Jezidi transmeton nga Ukajli se ka thënë: “Çfarë do të bëhet me të.” Transmetimin e tij e kanë përforcuar Shuajbi, Amër ibn Dinari dhe Mameri."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1243.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1243.json"
  }
}