Sahihu i Buhariut — Hadithi 1247

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ebu Is'hak Shejbaniu, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një njeri, të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ e vizitonte, vdiq dhe e varrosën natën. Në mëngjes i treguan Pejgamberit ﷺ, i cili tha: - “Pse nuk më keni lajmëruar?” - Ishte në terrin e natës, e nuk deshëm të të mundojmë, - i thanë. Kështu, shkoi te varri i tij dhe ia fali namazin e xhenazes.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ: أَخْبَرَنَا أَبُو مُعَاوِيَةَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ الشَّيْبَانِيِّ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: مَاتَ إِنْسَانٌ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَعُودُهُ فَمَاتَ بِاللَّيْلِ فَدَفَنُوهُ لَيْلاً، فَلَمَّا أَصْبَحَ أَخْبَرُوهُ، فَقَالَ: ‏"‏مَا مَنَعَكُمْ أَنْ تُعْلِمُونِي؟‏"‏‏‏‏‏ قَالُوا: كَانَ اللَّيْلُ فَكَرِهْنَا - وَكَانَتْ ظُلْمَةٌ - أَنْ نَشُقَّ عَلَيْكَ‏.‏ فَأَتَى قَبْرَهُ فَصَلَّى عَلَيْهِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1247