Kajs ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Sulejmani, Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po ecnim nëpër gërmadhat e Medinës me Pejgamberin ﷺ, i cili mbështetej në një shkop palme, kaluam pranë një grupi hebrenjsh, disa prej të cilëve u thoshin të tjerëve: “Pyeteni për shpirtin?” Ndërkaq, të tjerët sugjeronin: “Mos e pyetni, se ndoshta ju jep ndonjë përgjigje që s'ju pëlqen.” - Do ta pyesim medoemos, - thanë disa. Kështu, njëri u ngrit dhe tha: “O Ebu Kasim! Çfarë është shpirti?” Pejgamberi ﷺ heshti. - Sigurisht po i shpallet diçka, - thashë me vete, andaj u ngrita. Kur Pejgamberi ﷺ u kthjellua, tha: “Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa atyre nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.” (Isra, 85) Ameshi ka thënë: “Kështu qëndron në kiraetin tonë.”
حَدَّثَنَا قَيْسُ بْنُ حَفْصٍ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، سُلَيْمَانُ عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: بَيْنَا أَنَا أَمْشِي مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي خَرِبِ الْمَدِينَةِ، وَهُوَ يَتَوَكَّأُ عَلَى عَسِيبٍ مَعَهُ، فَمَرَّ بِنَفَرٍ مِنَ الْيَهُودِ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: سَلُوهُ عَنِ الرُّوحِ. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لاَ تَسْأَلُوهُ لاَ يَجِيءُ فِيهِ بِشَىْءٍ تَكْرَهُونَهُ. فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَنَسْأَلَنَّهُ. فَقَامَ رَجُلٌ مِنْهُمْ فَقَالَ: يَا أَبَا الْقَاسِمِ! مَا الرُّوحُ؟ فَسَكَتَ. فَقُلْتُ: إِنَّهُ يُوحَى إِلَيْهِ. فَقُمْتُ، فَلَمَّا انْجَلَى عَنْهُ قَالَ: ﴿وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتُوا مِنَ الْعِلْمِ إِلاَّ قَلِيلاً﴾ . [الإسراء: ٨٥] قَالَ الأَعْمَشُ هَكَذَا فِي قِرَاءَتِنَا.