Sahihu i Buhariut — Hadithi 126

Dituria · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejdullah ibn Musai na ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Esvedi ka thënë: “Ibn Zubejri më tha: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpesh të kumtonte fshehurazi lajme, andaj, çfarë të ka treguar për Qabenë?” I thashë: “Më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Oj Aishe! Sikur populli yt të mos ishte fillestar në Islam, - Ibn Zubejri thotë: të sapodalë nga kufri, - do ta rrënoja Qabenë dhe do t'ia ndërtoja dy dyer: njërën për të hyrë njerëzit, e tjetrën për të dalë.” Kështu Ibn Zubejri më vonë e realizoi këtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ مُوسَى، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الأَسْوَدِ قَالَ: قَالَ لِي ابْنُ الزُّبَيْرِ: كَانَتْ عَائِشَةُ! تُسِرُّ إِلَيْكَ كَثِيرًا فَمَا حَدَّثَتْكَ فِي الْكَعْبَةِ؟ فَقُلْتُ: قَالَتْ لِي: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "يَا عَائِشَةُ! لَوْلاَ قَوْمُكِ حَدِيثٌ عَهْدُهُمْ - قَالَ ابْنُ الزُّبَيْرِ: بِكُفْرٍ - لَنَقَضْتُ الْكَعْبَةَ فَجَعَلْتُ لَهَا بَابَيْنِ: بَابٌ يَدْخُلُ النَّاسُ، وَبَابٌ يَخْرُجُونَ". فَفَعَلَهُ ابْنُ الزُّبَيْرِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/126