Sahihu i Buhariut — Hadithi 1269

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur vdiq Abdullah ibn Ubeji, djali i tij erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, ma jep këmishën tënde, që me të ta qefinos babanë tim, e falja namazin dhe kërko falje për të.” Pejgamberi ﷺ ia dha këmishën dhe i tha: “Më lajmëro për t'ia falur namazin.” Pasi e lajmëroi, Pejgamberi ﷺ deshi t'ia falte namazin, por Omeri e tërhoqi dhe i tha: - A nuk ta ka ndaluar Allahu që hipokritëve t'ua falësh namazin e xhenazes? - “Jam mes dy zgjedhjeve. Allahu ﷻ ka thënë: “Kërko falje për ta, ose mos kërko. Por, edhe nëse kërkon falje shtatëdhjetë herë, Allahu nuk do t'ua falë...”, (Teube, 80) - tha Pejgamberi ﷺ dhe ia fali namazin. Atëherë zbriti ajeti: “Asnjërit prej tyre, kur të vdesin, mos ia fal namazin...” (Teube, 84)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ: عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أُبَىٍّ لَمَّا تُوُفِّيَ جَاءَ ابْنُهُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَعْطِنِي قَمِيصَكَ أُكَفِّنْهُ فِيهِ، وَصَلِّ عَلَيْهِ وَاسْتَغْفِرْ لَهُ، فَأَعْطَاهُ النَّبِيُّ ﷺ قَمِيصَهُ فَقَالَ: "آذِنِّي أُصَلِّي عَلَيْهِ". فَآذَنَهُ، فَلَمَّا أَرَادَ أَنْ يُصَلِّيَ عَلَيْهِ جَذَبَهُ عُمَرُ - رضى الله عنه - فَقَالَ: أَلَيْسَ اللَّهُ نَهَاكَ أَنْ تُصَلِّيَ عَلَى الْمُنَافِقِينَ؟ فَقَالَ: "أَنَا بَيْنَ خِيرَتَيْنِ قَالَ اللَّهِ ﷻ: ﴿اسْتَغْفِرْ لَهُمْ أَوْ لاَ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ إِنْ تَسْتَغْفِرْ لَهُمْ سَبْعِينَ مَرَّةً فَلَنْ يَغْفِرَ اللَّهُ لَهُمْ...﴾ ". [التوبة: ٨٠] فَصَلَّى عَلَيْهِ فَنَزَلَتْ: ﴿وَلاَ تُصَلِّ عَلَى أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا...﴾ [التوبة: ٨٤]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1269