{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1284",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1284",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1284",
  "text": "Abdani dhe Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Asim ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëra nga bijat e Pejgamberit ﷺ (Zejnebja) i çoi të Dërguarit të Allahut ﷺ fjalë: “Eja, se evlati po më vdes.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Allahut i takon ajo që ka marrë dhe Atij i takon ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Le të bëjë durim dhe ta shpresojë shpërblimin.” Ajo sërish i çoi fjalë dhe iu betua të vente. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u nis dhe bashkë me të shkuan edhe Sad ibn Ubade, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Kabi, Zejd ibn Thabiti dhe disa të tjerë. Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ ia afruan fëmijën, i cili gërhiste si të ishte brenda një kaceku të vyshkur, i rrodhën lotët. Sadi i tha: “O i Dërguari i Allahut, ç'është kjo?” Ai ia ktheu: “Kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhenazes",
    "position": 23,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/23/namazi-i-xhenazes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1284",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Usame ibn Zejdi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدَانُ، وَمُحَمَّدٌ، قَالاَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ: أَخْبَرَنَا عَاصِمُ بْنُ سُلَيْمَانَ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنِي أُسَامَةُ بْنُ زَيْدٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَرْسَلَتِ ابْنَةُ النَّبِيِّ ﷺ إِلَيْهِ: إِنَّ ابْنًا لِي قُبِضَ فَائْتِنَا‏.‏ فَأَرْسَلَ يُقْرِئُ السَّلاَمَ وَيَقُولُ: ‏ ‏\"‏إِنَّ لِلَّهِ مَا أَخَذَ وَلَهُ مَا أَعْطَى وَكُلٌّ عِنْدَهُ بِأَجَلٍ مُسَمًّى، فَلْتَصْبِرْ وَلْتَحْتَسِبْ‏\"‏‏‏.‏‏ فَأَرْسَلَتْ إِلَيْهِ تُقْسِمُ عَلَيْهِ لَيَأْتِيَنَّهَا، فَقَامَ وَمَعَهُ سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ وَمُعَاذُ بْنُ جَبَلٍ وَأُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ وَزَيْدُ بْنُ ثَابِتٍ وَرِجَالٌ، فَرُفِعَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ الصَّبِيُّ وَنَفْسُهُ تَتَقَعْقَعُ - قَالَ: حَسِبْتُهُ أَنَّهُ قَالَ: - كَأَنَّهَا شَنٌّ‏.‏ فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ‏.‏ فَقَالَ سَعْدٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا هَذَا؟ فَقَالَ: ‏ ‏\"‏هَذِهِ رَحْمَةٌ جَعَلَهَا اللَّهُ فِي قُلُوبِ عِبَادِهِ، وَإِنَّمَا يَرْحَمُ اللَّهُ مِنْ عِبَادِهِ الرُّحَمَاءَ‏\"‏‏‏.‏‏",
    "albanian": "Abdani dhe Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Asim ibn Sulejmani, e ky nga Ebu Othmani se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëra nga bijat e Pejgamberit ﷺ (Zejnebja) i çoi të Dërguarit të Allahut ﷺ fjalë: “Eja, se evlati po më vdes.” Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Allahut i takon ajo që ka marrë dhe Atij i takon ajo që ka dhënë. Çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar. Le të bëjë durim dhe ta shpresojë shpërblimin.” Ajo sërish i çoi fjalë dhe iu betua të vente. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u nis dhe bashkë me të shkuan edhe Sad ibn Ubade, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Kabi, Zejd ibn Thabiti dhe disa të tjerë. Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ ia afruan fëmijën, i cili gërhiste si të ishte brenda një kaceku të vyshkur, i rrodhën lotët. Sadi i tha: “O i Dërguari i Allahut, ç'është kjo?” Ai ia ktheu: “Kjo është mëshirë që Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1284.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1284.json"
  }
}