Sahihu i Buhariut — Hadithi 1295

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Sad ibn Ebu Vekasi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Amir ibn Sad ibn Ebu Vekasi, se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më vizitoi në vitin e Haxhit Lamtumirës, për shkak të një sëmundjeje që më rëndoi shumë, e në atë rast i thashë: - Rëndimi i sëmundjes ka arritur kulmin (prej së cilës ndoshta edhe do të vdes), nga ana tjetër, kam shumë pasuri, ndërkohë trashëgimtare kam vetëm një vajzë. A të jap lëmoshë dy të tretat e pasurisë sime? - “Jo”, - tha ai. - Po gjysmën? - e pyeta. - “Jo”, - tha. Pastaj vazhdoi: - “Një të tretën, madje edhe një e treta është e madhe, - ose ka thënë: është shumë - . T'i lësh trashëgimtarët e tu të pasur është më mirë sesa t'i lësh nevojtarë (të varfër) , që t'u lypin njerëzve. Për çdo lëmoshë që jep, duke kërkuar shpërblimin e Allahut, do të shpërblehesh, madje edhe për kafshatën që e vendos në gojën e bashkëshortes sate.” - O i Dërguari i Allahut, a do të mbetem (në Mekë) pas shokëve të mi (të cilët do të kthehen në Medinë)? - i thashë. - “Nuk ndodh të vazhdosh të jetosh pas tyre e të punosh ndonjë vepër të mirë e të të mos shtohet një gradë dhe lartësim. Mbase do të jetosh aq sa dikush (nga miqtë) do përfitojë e dikush (nga armiqtë) do ta pësojë keq për shkakun tënd . O Allah! Plotësoje hixhretin e shokëve të mi e mos i kthe mbrapa (nga ku kanë bërë hixhret) ! Sa fatkeqësi për Sad ibn Haulen!” I Dërguari i Allahut ndiente dhembje dhe shprehte keqardhje për të pse vdiq në Mekë (pasi nuk u pëlqente të vdisnin aty, pasi kishin bërë hixhret).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عَامِرِ بْنِ سَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَعُودُنِي عَامَ حَجَّةِ الْوَدَاعِ مِنْ وَجَعٍ اشْتَدَّ بِي فَقُلْتُ: إِنِّي قَدْ بَلَغَ بِي مِنَ الْوَجَعِ وَأَنَا ذُو مَالٍ، وَلاَ يَرِثُنِي إِلاَّ ابْنَةٌ، أَفَأَتَصَدَّقُ بِثُلُثَىْ مَالِي؟ قَالَ: "لاَ". فَقُلْتُ: بِالشَّطْرِ؟ قَالَ: "لاَ". ثُمَّ قَالَ: " الثُّلُثُ وَالثُّلْثُ كَبِيرٌ - أَوْ كَثِيرٌ - إِنَّكَ أَنْ تَذَرَ وَرَثَتَكَ أَغْنِيَاءَ خَيْرٌ مِنْ أَنْ تَذَرَهُمْ عَالَةً يَتَكَفَّفُونَ النَّاسَ، وَإِنَّكَ لَنْ تُنْفِقَ نَفَقَةً تَبْتَغِي بِهَا وَجْهَ اللَّهِ إِلاَّ أُجِرْتَ بِهَا، حَتَّى مَا تَجْعَلُ فِي فِي امْرَأَتِكَ". فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أُخَلَّفُ بَعْدَ أَصْحَابِي؟ قَالَ: " إِنَّكَ لَنْ تُخَلَّفَ فَتَعْمَلَ عَمَلاً صَالِحًا إِلاَّ ازْدَدْتَ بِهِ دَرَجَةً وَرِفْعَةً، ثُمَّ لَعَلَّكَ أَنْ تُخَلَّفَ حَتَّى يَنْتَفِعَ بِكَ أَقْوَامٌ وَيُضَرَّ بِكَ آخَرُونَ، اللَّهُمَّ أَمْضِ لأَصْحَابِي هِجْرَتَهُمْ، وَلاَ تَرُدَّهُمْ عَلَى أَعْقَابِهِمْ، لَكِنِ الْبَائِسُ سَعْدُ ابْنُ خَوْلَةَ". يَرْثِي لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ مَاتَ بِمَكَّةَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1295