Sahihu i Buhariut — Hadithi 1299

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e ky e ka dëgjuar Jahjain, e këtij i ka rrëfyer Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ mori lajmin për vrasjen e Ibn Harithes, Xhaferit dhe Ibn Revahës, u ul (në xhami) dhe i vërehej pikëllimi. Ndërsa shikoja nëpërmjet një vrime të një dere, i vajti një person dhe i tregoi për të qarat e grave të (familjes së) Xhaferit. Ai e urdhëroi t'i ndalte ato, por nuk e dëgjuan, andaj u kthye prapë (te Pejgamberi ﷺ). Pejgamberi ﷺ i tha: “Ndali!” Kur u kthye herën e tretë, tha: “Betohem në Allahun se ato na mundën (nuk na dëgjuan), o i Dërguari i Allahut!” Aishja thotë: Mendoj se ka thënë: “Hidhu dhé në gojët e tyre!” Aishja vazhdon duke thënë: “Pastaj (personit në fjalë) i thashë: “Turp të qoftë, as veprove siç të urdhëroi i Dërguari i Allahut ﷺ, as e le të qetë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَهَّابِ قَالَ: سَمِعْتُ يَحْيَى قَالَ: أَخْبَرَتْنِي عَمْرَةُ، قَالَتْ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: لَمَّا جَاءَ النَّبِيَّ ﷺ قَتْلُ ابْنِ حَارِثَةَ وَجَعْفَرٍ وَابْنِ رَوَاحَةَ جَلَسَ يُعْرَفُ فِيهِ الْحُزْنُ، وَأَنَا أَنْظُرُ مِنْ صَائِرِ الْبَابِ - شَقِّ الْبَابِ - فَأَتَاهُ رَجُلٌ، فَقَالَ: إِنَّ نِسَاءَ جَعْفَرٍ، وَذَكَرَ بُكَاءَهُنَّ، فَأَمَرَهُ أَنْ يَنْهَاهُنَّ، فَذَهَبَ ثُمَّ أَتَاهُ الثَّانِيَةَ، لَمْ يُطِعْنَهُ فَقَالَ: "انْهَهُنَّ". فَأَتَاهُ الثَّالِثَةَ قَالَ: وَاللَّهِ غَلَبْنَنَا يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَزَعَمَتْ أَنَّهُ قَالَ: "فَاحْثُ فِي أَفْوَاهِهِنَّ التُّرَابَ". فَقُلْتُ: أَرْغَمَ اللَّهُ أَنْفَكَ، لَمْ تَفْعَلْ مَا أَمَرَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَلَمْ تَتْرُكْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ مِنَ الْعَنَاءِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1299