{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1303",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1303",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1303",
  "text": "Hasen ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasani, e këtij i ka treguar Kurejshi, e ky është Ibn Hajani, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ shkuam tek Ebu Sejf Kajniu, burri i mëndeshës së Ibrahimit (birit të Pejgamberit ﷺ). I Dërguari i Allahut ﷺ e mori Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë (nga kënaqësia). Kur shkuam herën tjetër, Ibrahimi po jepte shpirt, e të Dërguarit të Allahut ﷺ i lotonin sytë. Atëherë Abdurrahman ibn Aufi i tha: - A edhe ti, o i Dërguari i Allahut (po qan)? - “O Ibn Auf, kjo është mëshirë, - tha ai dhe vazhdoi: Syri loton e zemra pikëllohet, porse ne themi vetëm atë që e kënaq Allahun. Jemi të pikëlluar për ndarjen tënde, o Ibrahim!” (Këtë hadith) e transmeton edhe Musai, e ky nga Sulejman ibn Mugire, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhenazes",
    "position": 23,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/23/namazi-i-xhenazes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1303",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ حَسَّانَ: حَدَّثَنَا قُرَيْشٌ - هُوَ ابْنُ حَيَّانَ - عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: دَخَلْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَلَى أَبِي سَيْفٍ الْقَيْنِ - وَكَانَ ظِئْرًا لإِبْرَاهِيمَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ - فَأَخَذَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِبْرَاهِيمَ فَقَبَّلَهُ وَشَمَّهُ، ثُمَّ دَخَلْنَا عَلَيْهِ بَعْدَ ذَلِكَ، وَإِبْرَاهِيمُ يَجُودُ بِنَفْسِهِ، فَجَعَلَتْ عَيْنَا رَسُولِ اللَّهِ ﷺ تَذْرِفَانِ. فَقَالَ لَهُ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوْفٍ: وَأَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: \"يَا ابْنَ عَوْفٍ إِنَّهَا رَحْمَةٌ\". ثُمَّ أَتْبَعَهَا بِأُخْرَى فَقَالَ ﷺ: \"إِنَّ الْعَيْنَ تَدْمَعُ، وَالْقَلْبَ يَحْزَنُ، وَلاَ نَقُولُ إِلاَّ مَا يَرْضَى رَبُّنَا، وَإِنَّا بِفِرَاقِكَ يَا إِبْرَاهِيمُ لَمَحْزُونُونَ\". رَوَاهُ مُوسَى عَنْ سُلَيْمَانَ بْنِ الْمُغِيرَةِ عَنْ ثَابِتٍ عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.",
    "albanian": "Hasen ibn Abdulazizi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hasani, e këtij i ka treguar Kurejshi, e ky është Ibn Hajani, e ky nga Thabiti se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ shkuam tek Ebu Sejf Kajniu, burri i mëndeshës së Ibrahimit (birit të Pejgamberit ﷺ). I Dërguari i Allahut ﷺ e mori Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë (nga kënaqësia). Kur shkuam herën tjetër, Ibrahimi po jepte shpirt, e të Dërguarit të Allahut ﷺ i lotonin sytë. Atëherë Abdurrahman ibn Aufi i tha: - A edhe ti, o i Dërguari i Allahut (po qan)? - “O Ibn Auf, kjo është mëshirë, - tha ai dhe vazhdoi: Syri loton e zemra pikëllohet, porse ne themi vetëm atë që e kënaq Allahun. Jemi të pikëlluar për ndarjen tënde, o Ibrahim!” (Këtë hadith) e transmeton edhe Musai, e ky nga Sulejman ibn Mugire, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi ﷺ."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1303.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1303.json"
  }
}