Sahihu i Buhariut — Hadithi 1309

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi, se babai i tij Ebu Seid Makburi tregon: “Teksa ishim në një varrim, Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e mori për dore Mervanin dhe u ulën para se xhenazja të lëshohej (në varr). Ebu Seidi shkoi tek ata, e mori për dore Mervanin dhe i tha: “Ngrihu, se betohem në Allahun se ky e di se Pejgamberi ﷺ na e ka ndaluar këtë.” - Ashtu është, - tha Ebu Hurejra.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي ذِئْبٍ، عَنْ سَعِيدٍ الْمَقْبُرِيِّ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: كُنَّا فِي جَنَازَةٍ فَأَخَذَ أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - بِيَدِ مَرْوَانَ فَجَلَسَا قَبْلَ أَنْ تُوضَعَ، فَجَاءَ أَبُو سَعِيدٍ فَأَخَذَ بِيَدِ مَرْوَانَ فَقَالَ: قُمْ، فَوَاللَّهِ لَقَدْ عَلِمَ هَذَا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ نَهَانَا عَنْ ذَلِكَ. فَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ: صَدَقَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1309