Sahihu i Buhariut — Hadithi 133

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejth ibn Sadi, e këtij i ka treguar Nafiu, i çrobëruari i Abdullah ibn Omer ibn Hatabit, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se një njeri u ngrit në xhami dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Nga cili vend na urdhëron të hyjmë në ihram?” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Banorët e Medinës hyjnë në ihram prej Dhul Hulejfes, ata të Shamit prej Xhuhfes, ndërsa banorët e Nexhdit prej Karnit.” Ibn Omeri thotë: “Pretendojnë se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Banorët e Jemenit hyjnë në ihram prej Jelemlemit.” Ibn Omeri thoshte: “Këtë nuk e kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ بْنُ سَعْدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا نَافِعٌ، مَوْلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ: أَنَّ رَجُلاً، قَامَ فِي الْمَسْجِدِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مِنْ أَيْنَ تَأْمُرُنَا أَنْ نُهِلَّ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ‏"‏‏يُهِلُّ أَهْلُ الْمَدِينَةِ مِنْ ذِي الْحُلَيْفَةِ، وَيُهِلُّ أَهْلُ الشَّامِ مِنَ الْجُحْفَةِ، وَيُهِلُّ أَهْلُ نَجْدٍ مِنْ قَرْنٍ‏"‏‏‏.‏ ‏ وَقَالَ ابْنُ عُمَرَ: وَيَزْعُمُونَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: ‏"‏‏وَيُهِلُّ أَهْلُ الْيَمَنِ مِنْ يَلَمْلَمَ‏"‏‏‏.‏ ‏ وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ يَقُولُ: لَمْ أَفْقَهْ هَذِهِ مِنْ رَسُولِ اللَّهِ ‏ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/133