{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1338",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1338",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1338",
  "text": "Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Seidi ... [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur robi (besimtari) vendoset në varr dhe kur largohen shokët e tij (pjesëmarrësit në varrim) , dëgjon trokun e mbathjeve të tyre. I venë dy melekë, e ulin dhe i thonë: “Çfarë thoshe për atë njeri, Muhamedin ﷺ?” Ai thotë: “Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut.” I thuhet: “Shikoje vendin tënd në Zjarr; Allahu ta ka zëvendësuar me një vend në Xhenet.” Kështu, i sheh të dy vendet. Ndërkaq, jobesimtari, - ose ka thënë: hipokriti, - thotë: “Nuk di, thosha atë që thoshin njerëzit.” Atëherë i thuhet: “As e dije, as e lexoje (Kuranin) .” Pastaj, me një çekan të hekurt goditet aq fort mes dy veshëve të tij (në kokë), saqë lëshon një klithmë që e dëgjon çdo gjë përreth tij, përveç njerëzve dhe xhinëve.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhenazes",
    "position": 23,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/23/namazi-i-xhenazes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1338",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَيَّاشٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الأَعْلَى: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ؛ [ح:] وَقَالَ لِي خَلِيفَةُ: حَدَّثَنَا ابْنُ زُرَيْعٍ: حَدَّثَنَا سَعِيدٌ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: \"الْعَبْدُ إِذَا وُضِعَ فِي قَبْرِهِ، وَتُوُلِّيَ وَذَهَبَ أَصْحَابُهُ حَتَّى إِنَّهُ لَيَسْمَعُ قَرْعَ نِعَالِهِمْ، أَتَاهُ مَلَكَانِ فَأَقْعَدَاهُ فَيَقُولاَنِ لَهُ: مَا كُنْتَ تَقُولُ فِي هَذَا الرَّجُلِ مُحَمَّدٍ ﷺ؟ فَيَقُولُ: أَشْهَدُ أَنَّهُ عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ. فَيُقَالُ: انْظُرْ إِلَى مَقْعَدِكَ مِنَ النَّارِ، أَبْدَلَكَ اللَّهُ بِهِ مَقْعَدًا مِنَ الْجَنَّةِ - قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: فَيَرَاهُمَا جَمِيعًا - وَأَمَّا الْكَافِرُ - أَوِ الْمُنَافِقُ - فَيَقُولُ: لاَ أَدْرِي، كُنْتُ أَقُولُ مَا يَقُولُ النَّاسُ. فَيُقَالُ: لاَ دَرَيْتَ وَلاَ تَلَيْتَ. ثُمَّ يُضْرَبُ بِمِطْرَقَةٍ مِنْ حَدِيدٍ ضَرْبَةً بَيْنَ أُذُنَيْهِ، فَيَصِيحُ صَيْحَةً يَسْمَعُهَا مَنْ يَلِيهِ إِلاَّ الثَّقَلَيْنِ\".",
    "albanian": "Ajashi na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Seidi ... [t]: Halife më ka thënë: Na ka treguar Ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur robi (besimtari) vendoset në varr dhe kur largohen shokët e tij (pjesëmarrësit në varrim) , dëgjon trokun e mbathjeve të tyre. I venë dy melekë, e ulin dhe i thonë: “Çfarë thoshe për atë njeri, Muhamedin ﷺ?” Ai thotë: “Dëshmoj se ai është rob dhe i Dërguari i Allahut.” I thuhet: “Shikoje vendin tënd në Zjarr; Allahu ta ka zëvendësuar me një vend në Xhenet.” Kështu, i sheh të dy vendet. Ndërkaq, jobesimtari, - ose ka thënë: hipokriti, - thotë: “Nuk di, thosha atë që thoshin njerëzit.” Atëherë i thuhet: “As e dije, as e lexoje (Kuranin) .” Pastaj, me një çekan të hekurt goditet aq fort mes dy veshëve të tij (në kokë), saqë lëshon një klithmë që e dëgjon çdo gjë përreth tij, përveç njerëzve dhe xhinëve.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1338.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1338.json"
  }
}