Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ ishte i sëmurë, disa gra të tij i përmendën një kishë që e kishin parë në Abisini, të quajtur Maria. Meqë Umu Seleme dhe Umu Habibe kishin qenë në Abisini, theksuan bukurinë dhe ikonat e saj (kishës). Pejgamberi ﷺ ngriti kokën dhe tha: “Këta, kur u vdes ndonjë njeri i devotshëm, mbi varrin e tij ndërtojnë faltore dhe pikturojnë brenda saj piktura (frymorësh) . Ata janë krijesat më të këqija tek Allahu.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: لَمَّا اشْتَكَى النَّبِيُّ ﷺ ذَكَرَتْ بَعْضُ نِسَائِهِ كَنِيسَةً رَأَيْنَهَا بِأَرْضِ الْحَبَشَةِ، يُقَالُ لَهَا: مَارِيَةُ، وَكَانَتْ أُمُّ سَلَمَةَ وَأُمُّ حَبِيبَةَ - رضى الله عنهما - أَتَتَا أَرْضَ الْحَبَشَةِ، فَذَكَرَتَا مِنْ حُسْنِهَا وَتَصَاوِيرَ فِيهَا. فَرَفَعَ رَأْسَهُ فَقَالَ: "أُولَئِكَ إِذَا مَاتَ مِنْهُمُ الرَّجُلُ الصَّالِحُ بَنَوْا عَلَى قَبْرِهِ مَسْجِدًا، ثُمَّ صَوَّرُوا فِيهِ تِلْكَ الصُّورَةَ، أُولَئِكَ شِرَارُ الْخَلْقِ عِنْدَ اللَّهِ".