Sahihu i Buhariut — Hadithi 1352

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Amiri, e ky nga Shuëbe, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Atai se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Babanë tim e bashkëvarrosëm me një tjetër (në një varr). Shpirti nuk më qetësohej (për ta lënë ashtu), derisa e zhvarrosa dhe e futa në një varr vetëm.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عَامِرٍ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ عَطَاءٍ، عَنْ جَابِرٍ - رضى الله عنه - قَالَ: دُفِنَ مَعَ أَبِي رَجُلٌ فَلَمْ تَطِبْ نَفْسِي حَتَّى أَخْرَجْتُهُ فَجَعَلْتُهُ فِي قَبْرٍ عَلَى حِدَةٍ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1352