{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1354",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1354",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1354",
  "text": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri tregon se Omeri dhe disa sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkuan me Pejgamberin ﷺ tek Ibn Sajadi (që dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te kulla e fisit benu megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte afër pubertetit. Nuk e vuri re aspak Pejgamberin ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ hoqi dorë nga ai dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti: “Çfarë po sheh (se po të paraqitet) ?” - Më paraqitet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj ai. - “Të është përzier çështja”, - i tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (në veten time për të të thënë) . E di ç'është ajo?” - Ty..., - tha ai (deshi ta thekson fjalën 'tym' por nuk mundi ta përfundojë deri në fund). - “Ik që këtej, se është përtej mundësive tua ”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - iu drejtua Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , nuk do të kesh mundësi ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij”, - i tha Pejgamberi ﷺ Omerit.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhenazes",
    "position": 23,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/23/namazi-i-xhenazes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1354",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدَانُ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، أَنَّ ابْنَ عُمَرَ - رضى الله عنهما - أَخْبَرَهُ: أَنَّ عُمَرَ انْطَلَقَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي رَهْطٍ قِبَلَ ابْنِ صَيَّادٍ، حَتَّى وَجَدُوهُ يَلْعَبُ مَعَ الصِّبْيَانِ عِنْدَ أُطُمِ بَنِي مَغَالَةَ، وَقَدْ قَارَبَ ابْنُ صَيَّادٍ الْحُلُمَ فَلَمْ يَشْعُرْ حَتَّى ضَرَبَ النَّبِيُّ ﷺ بِيَدِهِ ثُمَّ قَالَ لاِبْنِ صَيَّادٍ: ‏ ‏\"‏تَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟‏\"‏‏‏‏‏ فَنَظَرَ إِلَيْهِ ابْنُ صَيَّادٍ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ الأُمِّيِّينَ‏.‏ فَقَالَ ابْنُ صَيَّادٍ لِلنَّبِيِّ ﷺ: أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟ فَرَفَضَهُ وَقَالَ: \"‏آمَنْتُ بِاللَّهِ وَبِرُسُلِهِ‏\"‏.‏ فَقَالَ لَهُ: ‏\"‏‏مَاذَا تَرَى؟‏\"‏‏‏‏‏ قَالَ ابْنُ صَيَّادٍ: يَأْتِينِي صَادِقٌ وَكَاذِبٌ‏.‏ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏\"‏خُلِّطَ عَلَيْكَ الأَمْرُ\" ثُمَّ قَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏\"‏إِنِّي قَدْ خَبَأْتُ لَكَ خَبِيئًا‏\"‏‏‏.‏‏ فَقَالَ ابْنُ صَيَّادٍ: هُوَ الدُّخُّ‏.‏ فَقَالَ: ‏ ‏\"‏اخْسَأْ، فَلَنْ تَعْدُوَ قَدْرَكَ‏\"‏‏‏.‏‏ فَقَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه -: دَعْنِي يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَضْرِبْ عُنُقَهُ‏.‏ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: ‏ ‏\"‏إِنْ يَكُنْهُ فَلَنْ تُسَلَّطَ عَلَيْهِ، وَإِنْ لَمْ يَكُنْهُ فَلاَ خَيْرَ لَكَ فِي قَتْلِهِ‏\"‏‏‏.‏‏",
    "albanian": "Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e ky nga Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri tregon se Omeri dhe disa sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkuan me Pejgamberin ﷺ tek Ibn Sajadi (që dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te kulla e fisit benu megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte afër pubertetit. Nuk e vuri re aspak Pejgamberin ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ hoqi dorë nga ai dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti: “Çfarë po sheh (se po të paraqitet) ?” - Më paraqitet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj ai. - “Të është përzier çështja”, - i tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (në veten time për të të thënë) . E di ç'është ajo?” - Ty..., - tha ai (deshi ta thekson fjalën 'tym' por nuk mundi ta përfundojë deri në fund). - “Ik që këtej, se është përtej mundësive tua ”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - iu drejtua Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , nuk do të kesh mundësi ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij”, - i tha Pejgamberi ﷺ Omerit."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1354.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1354.json"
  }
}