Sahihu i Buhariut — Hadithi 1362

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Othmani na ka thënë: Më ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Sad ibn Ubejde, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim të pranishëm në një xhenaze në varrezat e Bekië Garkad, ku erdhi edhe Pejgamberi ﷺ dhe u ul, e ne u ulëm përreth tij.” Ai uli kokën dhe, me një shkop shpupurishte tokën, pastaj tha: “Secilit prej jush, madje çdo shpirti të krijuar, i është caktuar vendi i vet: në Xhenet ose në Zjarr; si dhe i është caktuar nëse do të jetë fatkeq ose fatlum.” Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, atëherë pra, a t'i mbështetemi caktimit e t'i lëmë veprat?” Kështu që, ai që është nga fatlumët, do të punojë veprat e fatlumëve, kurse ai që është nga fatkeqët, do të punojë veprat e fatkeqëve.” Ai u përgjigj: “Fatlumëve do t'u lehtësohen veprat e lumturisë, kurse fatkeqëve do t'u lehtësohen veprat e fatkeqësisë.” Pastaj citoi ajetet: “Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai) dhe dëshmon për vërtetësinë e më së bukurës (besimit), Ne do t'ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.” (Lejl, 5-7)

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ سَعْدِ بْنِ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَلِيٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: كُنَّا فِي جَنَازَةٍ فِي بَقِيعِ الْغَرْقَدِ، فَأَتَانَا النَّبِيُّ ﷺ فَقَعَدَ وَقَعَدْنَا حَوْلَهُ، وَمَعَهُ مِخْصَرَةٌ فَنَكَّسَ، فَجَعَلَ يَنْكُتُ بِمِخْصَرَتِهِ ثُمَّ قَالَ: ‏"‏‏مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ، مَا مِنْ نَفْسٍ مَنْفُوسَةٍ إِلاَّ كُتِبَ مَكَانُهَا مِنَ الْجَنَّةِ وَالنَّارِ، وَإِلاَّ قَدْ كُتِبَ شَقِيَّةً أَوْ سَعِيدَةً‏"‏‏‏.‏‏ فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَفَلاَ نَتَّكِلُ عَلَى كِتَابِنَا وَنَدَعُ الْعَمَلَ؟ فَمَنْ كَانَ مِنَّا مِنْ أَهْلِ السَّعَادَةِ فَسَيَصِيرُ إِلَى عَمَلِ أَهْلِ السَّعَادَةِ، وَأَمَّا مَنْ كَانَ مِنَّا مِنْ أَهْلِ الشَّقَاوَةِ فَسَيَصِيرُ إِلَى عَمَلِ أَهْلِ الشَّقَاوَةِ. قَالَ: ‏"‏‏أَمَّا أَهْلُ السَّعَادَةِ فَيُيَسَّرُونَ لِعَمَلِ السَّعَادَةِ، وَأَمَّا أَهْلُ الشَّقَاوَةِ فَيُيَسَّرُونَ لِعَمَلِ الشَّقَاوَةِ"، ثُمَّ قَرَأَ: ‏ ﴿‏فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَاتَّقَىٰ * وَصَدَّقَ بِالْحُسْنَىٰ * فَسَنُيَسِّرُهُ لِلْيُسْرَىٰ ‏﴾ ‏.‏ [اليل: ٥-٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1362