Afan ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e ky nga Abdullah ibn Burejde se Ebu Esvedi tregon: “Kur shkova në Medinë, kuptova se aty ishte përhapur një sëmundje. Shkova dhe u ula tek Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pranë tyre kaloi një xhenaze, e cila u lavdërua, e Omeri tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaloi një tjetër, e cila u lavdërua, e Omeri tha: “Iu sigurua.” Pastaj kaloi e treta, për të cilën u fol keq, e ai tha: “Iu sigurua.” Ebu Esvedi thotë: “E pyeta: - Çka iu sigurua, o prijësi i besimtarëve? - Thashë ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ, - m'u përgjigj Omeri. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman, për të cilin dëshmojnë për të mirë katër persona, Allahu e fut në Xhenet.” - Po tre? - thamë ne. - “Edhe tre”, - tha ai. - Po dy? - thamë. - “Edhe dy”, - iu përgjigj. Më tej nuk e pyetëm për një.”
حَدَّثَنَا عَفَّانُ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا دَاوُدُ بْنُ أَبِي الْفُرَاتِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ بُرَيْدَةَ، عَنْ أَبِي الأَسْوَدِ قَالَ: قَدِمْتُ الْمَدِينَةَ وَقَدْ وَقَعَ بِهَا مَرَضٌ، فَجَلَسْتُ إِلَى عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - فَمَرَّتْ بِهِمْ جَنَازَةٌ فَأُثْنِيَ عَلَى صَاحِبِهَا خَيْرًا فَقَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه -: وَجَبَتْ. ثُمَّ مُرَّ بِأُخْرَى فَأُثْنِيَ عَلَى صَاحِبِهَا خَيْرًا، فَقَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه -: وَجَبَتْ. ثُمَّ مُرَّ بِالثَّالِثَةِ، فَأُثْنِيَ عَلَى صَاحِبِهَا شَرًّا فَقَالَ: وَجَبَتْ. فَقَالَ أَبُو الأَسْوَدِ: فَقُلْتُ: وَمَا وَجَبَتْ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ؟ قَالَ: قُلْتُ كَمَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَيُّمَا مُسْلِمٍ شَهِدَ لَهُ أَرْبَعَةٌ بِخَيْرٍ أَدْخَلَهُ اللَّهُ الْجَنَّةَ". فَقُلْنَا: وَثَلاَثَةٌ؟ قَالَ: "وَثَلاَثَةٌ". فَقُلْنَا: وَاثْنَانِ؟ قَالَ: "وَاثْنَانِ". ثُمَّ لَمْ نَسْأَلْهُ عَنِ الْوَاحِدِ.