Sahihu i Buhariut — Hadithi 1388

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Hishami e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti Pejgamberin ﷺ: - Nëna ime vdiq papritmas. Mendoj se, sikur (të kishte mundësi) të fliste, do të jepte lëmoshë. Nëse unë jap lëmoshë për të, a do të ketë ajo shpërblim? - “Po”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي هِشَامٌ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ رَجُلاً، قَالَ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُمِّي افْتُلِتَتْ نَفْسُهَا، وَأَظُنُّهَا لَوْ تَكَلَّمَتْ تَصَدَّقَتْ، فَهَلْ لَهَا أَجْرٌ إِنْ تَصَدَّقْتُ عَنْهَا؟ قَالَ: "نَعَمْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1388