Sahihu i Buhariut — Hadithi 1392

Namazi i xhenazes · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Abdulhamidi, e këtij i ka treguar Husajn ibn Abdurrahmani se Amër ibn Mejmun Evdiu ka thënë: “E kam parë Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i thënë (djalit të tij pasi që ishte plagosur nga dora e Ebu Lulue Mexhusiut): “O Abdullah, i biri i Omerit, shko te nëna e besimtarëve, Aishja, e thuaji se Omeri po të bën selam dhe kërkoji leje që të varrosem te dy shokët e mi.” Ajo i tha: “Atë (vend) e dëshiroja për vete, porse sot atij do t'i jap përparësi kundrejt vetes sime.” Kur (Abdullahu) u kthye, (Omeri) i tha: - Çfarë përgjigjeje më ke sjellë? - Të ka dhënë leje, o prijës i besimtarëve! - tha ai. Omeri tha: “Për mua s'ka gjë më të rëndësishme se ai vend. Pasi të vdes, më dërgoni (te varri), përshëndeteni (Aishen) dhe i thoni: “Omer ibn Hatabi të kërkon leje.” Nëse ju jep leje, më varrosni aty, në të kundërtën, më çoni te varrezat e muslimanëve. Nuk njoh dikë më meritor për këtë përgjegjësi (hilafetin) sesa personat me të cilët Pejgamberi ﷺ ka qenë i kënaqur deri kur ka vdekur. Ai që zgjidhet pas meje, është halif (prijës), andaj binduni ndaj tij dhe respektojeni.” Pastaj theksoi: “Othmanin, Aliun, Talhain, Zubejrin, Abdurrahman ibn Aufin dhe Sad ibn Ebu Vekasin.” Një djalosh ensar hyri dhe i tha: “Myzhde, o prijës i besimtarëve, përgëzim prej Allahut! Ke pasur të kaluar të lavdishme dhe pozitë të lartë në Islam, siç e di edhe vetë. Kur je zgjedhur prijës, ke qenë i drejtë dhe tërë këtë e ke përmbyllur me shehidllëk.” Ai tha: “Ah, more biri i vëllait tim! Sikur të isha baras, (e hilafeti të mos më ishte) as kundër, as pro. Porosis prijësin pas meje që të jetë i mirë ndaj muhaxhirëve të parë, t'ua njohë të drejtat dhe t'ua ruajë shenjtërinë. Po ashtu, e këshilloj të jetë i mirë ndaj ensarëve, të cilët banuan në Medinë dhe pranuan besimin (qysh më parë); (e porosis) të pranojë mirësinë e tyre dhe t'ua falë (gabimet) gabimtarëve. E këshilloj t'i ketë parasysh kategoritë që janë nën mbrojtjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, ta mbajë premtimin kundrejt tyre, të luftojë në mbrojtjen e tyre dhe të mos i ngarkojë me diçka që nuk mund ta bartin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا جَرِيرُ بْنُ عَبْدِ الْحَمِيدِ: حَدَّثَنَا حُصَيْنُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ الأَوْدِيِّ قَالَ: رَأَيْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - قَالَ: يَا عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُمَرَ، اذْهَبْ إِلَى أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - فَقُلْ: يَقْرَأُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ عَلَيْكِ السَّلاَمَ، ثُمَّ سَلْهَا أَنْ أُدْفَنَ مَعَ صَاحِبَىَّ؟ قَالَتْ: كُنْتُ أُرِيدُهُ لِنَفْسِي، فَلأُوثِرَنَّهُ الْيَوْمَ عَلَى نَفْسِي. فَلَمَّا أَقْبَلَ قَالَ لَهُ: مَا لَدَيْكَ؟ قَالَ: أَذِنَتْ لَكَ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ! قَالَ: مَا كَانَ شَىْءٌ أَهَمَّ إِلَىَّ مِنْ ذَلِكَ الْمَضْجَعِ، فَإِذَا قُبِضْتُ فَاحْمِلُونِي ثُمَّ سَلِّمُوا ثُمَّ قُلْ: يَسْتَأْذِنُ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ. فَإِنْ أَذِنَتْ لِي فَادْفِنُونِي، وَإِلاَّ فَرُدُّونِي إِلَى مَقَابِرِ الْمُسْلِمِينَ، إِنِّي لاَ أَعْلَمُ أَحَدًا أَحَقَّ بِهَذَا الأَمْرِ مِنْ هَؤُلاَءِ النَّفَرِ الَّذِينَ تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ عَنْهُمْ رَاضٍ، فَمَنِ اسْتَخْلَفُوا بَعْدِي فَهُوَ الْخَلِيفَةُ، فَاسْمَعُوا لَهُ وَأَطِيعُوا. فَسَمَّى عُثْمَانَ وَعَلِيًّا وَطَلْحَةَ وَالزُّبَيْرَ وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ عَوْفٍ وَسَعْدَ بْنَ أَبِي وَقَّاصٍ. وَوَلَجَ عَلَيْهِ شَابٌّ مِنَ الأَنْصَارِ فَقَالَ: أَبْشِرْ يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ بِبُشْرَى اللَّهِ، كَانَ لَكَ مِنَ الْقَدَمِ فِي الإِسْلاَمِ مَا قَدْ عَلِمْتَ، ثُمَّ اسْتُخْلِفْتَ فَعَدَلْتَ، ثُمَّ الشَّهَادَةُ بَعْدَ هَذَا كُلِّهِ. فَقَالَ: لَيْتَنِي يَا ابْنَ أَخِي وَذَلِكَ كَفَافًا لاَ عَلَىَّ وَلاَ لِي أُوصِي الْخَلِيفَةَ مِنْ بَعْدِي بِالْمُهَاجِرِينَ الأَوَّلِينَ خَيْرًا، أَنْ يَعْرِفَ لَهُمْ حَقَّهُمْ، وَأَنْ يَحْفَظَ لَهُمْ حُرْمَتَهُمْ، وَأُوصِيهِ بِالأَنْصَارِ خَيْرًا الَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالإِيمَانَ أَنْ يُقْبَلَ مِنْ مُحْسِنِهِمْ، وَيُعْفَى عَنْ مُسِيئِهِمْ، وَأُوصِيهِ بِذِمَّةِ اللَّهِ وَذِمَّةِ رَسُولِهِ ﷺ أَنْ يُوفَى لَهُمْ بِعَهْدِهِمْ، وَأَنْ يُقَاتَلَ مِنْ وَرَائِهِمْ، وَأَنْ لاَ يُكَلَّفُوا فَوْقَ طَاقَتِهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1392