Sahihu i Buhariut — Hadithi 142

Abdesi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: Pejgamberi ﷺ, para se të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume ini eudhu bike minel hubuthi vel habaith. (O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt së keqes dhe të këqijave - shejtanëve meshkuj dhe femra) !” Transmetimin e Ademit prej Shuëbes e përforcon Ibn Arare. Gunderi transmeton nga Shuëbe se ka thënë: “Kur i afrohej nevojtores.” Musai transmeton nga Hamadi se ka thënë: “Kur hynte.” Seid ibn Zejdi ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi se (ka thënë): “Kur dëshironte të hynte.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ صُهَيْبٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسًا يَقُولُ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا دَخَلَ الْخَلاَءَ قَالَ: "اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْخُبُثِ وَالْخَبَائِثِ". تَابَعَهُ ابْنُ عَرْعَرَةَ عَنْ شُعْبَةَ. وَقَالَ غُنْدَرٌ: عَنْ شُعْبَةَ إِذَا أَتَى الْخَلاَءَ. وَقَالَ مُوسَى عَنْ حَمَّادٍ: إِذَا دَخَلَ. وَقَالَ سَعِيدُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ إِذَا أَرَادَ أَنْ يَدْخُلَ. ​​​​​​​

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/142