{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1435",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1435",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1435",
  "text": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri pyeti: - Cili prej jush e di hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth fitneve (trazirave)? - Unë e di ashtu siç e ka thënë (Pejgamberi ﷺ), - i thashë. - Ti me të vërtetë ke guxim (ta tregosh). Si e ka thënë? - pyeti Omeri. - “Fitnet e njeriut në familjen, fëmijët dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, lëmosha dhe vepra e mirë”, - thashë. Sulejmani (Ameshi) tregon (se Ebu Vaili nganjëherë, kur e transmetonte këtë hadith) thoshte : “Namazi, lëmosha, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të trazohet sikurse trazohet deti, - tha Omeri. - Nuk ke pse shqetësohesh prej saj, o prijës i besimtarëve! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëherë, nuk paska për t'u mbyllur më, - tha Omeri. - Ashtu është, - i thashë. Ebu Vaili thotë: “Nuk patëm guxim ta pyesnim (Hudhejfën) kush ishte dera, andaj e porositëm Mesrukun që ta pyeste, e ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.” - Po Omeri, e dinte, vallë, se kush ishte ajo derë? - Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja. Ngaqë unë i tregova një hadith të qartë, në të cilin nuk ka pikë dyshimi , - u përgjigj Hudhejfe.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Zekati",
    "position": 24,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/24/zekati"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1435",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Hudhejfe ibn Jemani"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ حُذَيْفَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ عُمَرُ - رضى الله عنه ـ: أَيُّكُمْ يَحْفَظُ حَدِيثَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْفِتْنَةِ؟ قَالَ: قُلْتُ: أَنَا أَحْفَظُهُ كَمَا قَالَ. قَالَ: إِنَّكَ عَلَيْهِ لَجَرِيءٌ فَكَيْفَ قَالَ: قُلْتُ: \"فِتْنَةُ الرَّجُلِ فِي أَهْلِهِ وَوَلَدِهِ وَجَارِهِ تُكَفِّرُهَا الصَّلاَةُ وَالصَّدَقَةُ وَالْمَعْرُوفُ\". قَالَ سُلَيْمَانُ قَدْ كَانَ يَقُولُ: \"الصَّلاَةُ وَالصَّدَقَةُ، وَالأَمْرُ بِالْمَعْرُوفِ وَالنَّهْىُ عَنِ الْمُنْكَرِ\". قَالَ: لَيْسَ هَذِهِ أُرِيدُ، وَلَكِنِّي أُرِيدُ الَّتِي تَمُوجُ كَمَوْجِ الْبَحْرِ. قَالَ: قُلْتُ: لَيْسَ عَلَيْكَ بِهَا يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ بَأْسٌ، بَيْنَكَ وَبَيْنَهَا بَابٌ مُغْلَقٌ. قَالَ: فَيُكْسَرُ الْبَابُ أَوْ يُفْتَحُ؟ قَالَ: قُلْتُ: لاَ. بَلْ يُكْسَرُ. قَالَ: فَإِنَّهُ إِذَا كُسِرَ لَمْ يُغْلَقْ أَبَدًا. قَالَ: قُلْتُ: أَجَلْ. فَهِبْنَا أَنْ نَسْأَلَهُ مَنِ الْبَابُ؟ فَقُلْنَا لِمَسْرُوقٍ: سَلْهُ. قَالَ: فَسَأَلَهُ. فَقَالَ: عُمَرُ - رضى الله عنه ـ. قَالَ: قُلْنَا: فَعَلِمَ عُمَرُ مَنْ تَعْنِي؟ قَالَ: نَعَمْ، كَمَا أَنَّ دُونَ غَدٍ لَيْلَةً، وَذَلِكَ أَنِّي حَدَّثْتُهُ حَدِيثًا لَيْسَ بِالأَغَالِيطِ.",
    "albanian": "Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Omeri pyeti: - Cili prej jush e di hadithin e të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth fitneve (trazirave)? - Unë e di ashtu siç e ka thënë (Pejgamberi ﷺ), - i thashë. - Ti me të vërtetë ke guxim (ta tregosh). Si e ka thënë? - pyeti Omeri. - “Fitnet e njeriut në familjen, fëmijët dhe fqinjët e tij shlyhen nga namazi i tij, lëmosha dhe vepra e mirë”, - thashë. Sulejmani (Ameshi) tregon (se Ebu Vaili nganjëherë, kur e transmetonte këtë hadith) thoshte : “Namazi, lëmosha, urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja.” - Nuk është kjo që po kërkoj. E kam fjalën për fitnen, e cila do të trazohet sikurse trazohet deti, - tha Omeri. - Nuk ke pse shqetësohesh prej saj, o prijës i besimtarëve! Mes teje dhe saj është një derë e mbyllur, - i thashë. - A do të thyhet kjo derë, vallë, apo do të hapet? - pyeti Omeri. - Do të thyhet. - Atëherë, nuk paska për t'u mbyllur më, - tha Omeri. - Ashtu është, - i thashë. Ebu Vaili thotë: “Nuk patëm guxim ta pyesnim (Hudhejfën) kush ishte dera, andaj e porositëm Mesrukun që ta pyeste, e ai tha: “Ajo derë ishte vetë Omeri.” - Po Omeri, e dinte, vallë, se kush ishte ajo derë? - Po, ashtu siç e dinte se të sotmen e pason e nesërmja. Ngaqë unë i tregova një hadith të qartë, në të cilin nuk ka pikë dyshimi , - u përgjigj Hudhejfe."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1435.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1435.json"
  }
}