Sahihu i Buhariut — Hadithi 145

Abdesi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani, e ky nga xhaxhai i tij, Vasi ibn Habani, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Disa njerëz po thonë: “Kur të ulesh për ta kryer nevojën, mos u drejto as nga kibla, as nga Kudsi.” Ai rrëfen: “Hipa mbi një shtëpi tonën dhe brenda mureve e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ (ulur) mbi dy tulla për të kryer nevojën, duke qenë i drejtuar nga Kudsi.” Pastaj iu drejtua një të pranishmi: “Vallë, a mos je prej atyre që gjatë sexhdes i bashkojnë kofshët me barkun?” Vasiu i tha: “Nuk e di, për Allah!” Maliku sqaron se Ibn Omeri kishte për qëllim atë që, kur bie në sexhde, nuk ngrihet mjaftueshëm nga toka, por qëndron ngjitur me tokën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ يَحْيَى بْنِ حَبَّانَ، عَنْ عَمِّهِ، وَاسِعِ بْنِ حَبَّانَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، أَنَّهُ كَانَ يَقُولُ: إِنَّ نَاسًا يَقُولُونَ: إِذَا قَعَدْتَ عَلَى حَاجَتِكَ، فَلاَ تَسْتَقْبِلِ الْقِبْلَةَ وَلاَ بَيْتَ الْمَقْدِسِ‏.‏ فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ: لَقَدِ ارْتَقَيْتُ يَوْمًا عَلَى ظَهْرِ بَيْتٍ لَنَا، فَرَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ عَلَى لَبِنَتَيْنِ مُسْتَقْبِلاً بَيْتَ الْمَقْدِسِ لِحَاجَتِهِ‏.‏ وَقَالَ لَعَلَّكَ مِنَ الَّذِينَ يُصَلُّونَ عَلَى أَوْرَاكِهِمْ، فَقُلْتُ: لاَ أَدْرِي وَاللَّهِ‏.‏ قَالَ مَالِكٌ: يَعْنِي الَّذِي يُصَلِّي وَلاَ يَرْتَفِعُ عَنِ الأَرْضِ، يَسْجُدُ وَهُوَ لاَصِقٌ بِالأَرْضِ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/145