Omer ibn Hafsi ibn Gijathi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Marur ibn Suvejdi se Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ, i cili tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, - ose ka thënë: Betohem në Atë, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, - sido që të jetë betuar: - se çdo njeri që ka deve, lopë ose dele dhe nuk e jep zekatin e tyre, ato, Ditën e Kiametit, do t'i paraqiten të mëdha e të majme , do ta shkelin me thundra dhe do ta godasin me brirë. Sa herë që e kalon e fundit, i kthehet e para. Kështu, derisa të gjykohen njerëzit.” Këtë e transmeton Bukejri nga Ebu Salihu, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصِ بْنِ غِيَاثٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنِ الْمَعْرُورِ بْنِ سُوَيْدٍ، عَنْ أَبِي ذَرٍّ - رضى الله عنه - قَالَ: انْتَهَيْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ - أَوْ وَالَّذِي لاَ إِلَهَ غَيْرُهُ، أَوْ كَمَا حَلَفَ - مَا مِنْ رَجُلٍ تَكُونُ لَهُ إِبِلٌ أَوْ بَقَرٌ أَوْ غَنَمٌ لاَ يُؤَدِّي حَقَّهَا إِلاَّ أُتِيَ بِهَا يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْظَمَ مَا تَكُونُ وَأَسْمَنَهُ، تَطَؤُهُ بِأَخْفَافِهَا، وَتَنْطَحُهُ بِقُرُونِهَا، كُلَّمَا جَازَتْ أُخْرَاهَا رُدَّتْ عَلَيْهِ أُولاَهَا، حَتَّى يُقْضَى بَيْنَ النَّاسِ". رَوَاهُ بُكَيْرٌ عَنْ أَبِي صَالِحٍ عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.