{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1462",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1462",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1462",
  "text": "Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejdi, e ky nga Ijad ibn Abdullahu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli në namazgjah për namazin e Bajramit të Kurbanit ose Fitrit dhe, pasi u fal, u kthye, i këshilloi njerëzit dhe i urdhëroi për lëmoshë, duke thënë: “O njerëz, jepni lëmoshë!” Pastaj kaloi pranë grave e u tha: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë se ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Për çfarë arsye, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë) . Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju, o gra.” Pastaj shkoi. Kur arriti në shtëpinë e tij, vajti Zejnebja, gruaja e Ibn Mesudit, e cila kërkoi leje për të hyrë. I thanë: - O i Dërguari i Allahut, Zejnebja. - “Cila Zejnebe?” - pyeti ai. - Gruaja e Ibn Mesudit, - i thanë. - “Po, lejojeni!” - tha ai. E lejuan (që të hyjë). - O i Dërguari i Allahut, sot urdhërove për lëmoshë, e unë kam një stoli timen që dëshiroj ta jap lëmoshë. Mirëpo, Ibn Mesudi po pretendon se ai dhe fëmijët e tij janë më meritorët për lëmoshën time. - “Ibn Mesudi e ka thënë të vërtetën. Burri dhe fëmijët e tu janë më meritorët për lëmoshën tënde”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Zekati",
    "position": 24,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/24/zekati"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1462",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Seid Hudriu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي زَيْدٌ، عَنْ عِيَاضِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ - رضى الله عنه -: خَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي أَضْحًى أَوْ فِطْرٍ إِلَى الْمُصَلَّى ثُمَّ انْصَرَفَ فَوَعَظَ النَّاسَ وَأَمَرَهُمْ بِالصَّدَقَةِ فَقَالَ: \"أَيُّهَا النَّاسُ! تَصَدَّقُوا\". فَمَرَّ عَلَى النِّسَاءِ فَقَالَ: \"يَا مَعْشَرَ النِّسَاءِ! تَصَدَّقْنَ، فَإِنِّي رَأَيْتُكُنَّ أَكْثَرَ أَهْلِ النَّارِ\". فَقُلْنَ: وَبِمَ ذَلِكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: \"تُكْثِرْنَ اللَّعْنَ وَتَكْفُرْنَ الْعَشِيرَ، مَا رَأَيْتُ مِنْ نَاقِصَاتِ عَقْلٍ وَدِينٍ أَذْهَبَ لِلُبِّ الرَّجُلِ الْحَازِمِ مِنْ إِحْدَاكُنَّ يَا مَعْشَرَ النِّسَاءِ\". ثُمَّ انْصَرَفَ فَلَمَّا صَارَ إِلَى مَنْزِلِهِ جَاءَتْ زَيْنَبُ امْرَأَةُ ابْنِ مَسْعُودٍ تَسْتَأْذِنُ عَلَيْهِ فَقِيلَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَذِهِ زَيْنَبُ، فَقَالَ: \"أَىُّ الزَّيَانِبِ؟\". فَقِيلَ: امْرَأَةُ ابْنِ مَسْعُودٍ. قَالَ: \"نَعَمِ، ائْذَنُوا لَهَا\". فَأُذِنَ لَهَا. قَالَتْ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ! إِنَّكَ أَمَرْتَ الْيَوْمَ بِالصَّدَقَةِ، وَكَانَ عِنْدِي حُلِيٌّ لِي، فَأَرَدْتُ أَنْ أَتَصَدَّقَ بِهِ، فَزَعَمَ ابْنُ مَسْعُودٍ أَنَّهُ وَوَلَدَهُ أَحَقُّ مَنْ تَصَدَّقْتُ بِهِ عَلَيْهِمْ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"صَدَقَ ابْنُ مَسْعُودٍ، زَوْجُكِ وَوَلَدُكِ أَحَقُّ مَنْ تَصَدَّقْتِ بِهِ عَلَيْهِمْ\".",
    "albanian": "Ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejdi, e ky nga Ijad ibn Abdullahu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli në namazgjah për namazin e Bajramit të Kurbanit ose Fitrit dhe, pasi u fal, u kthye, i këshilloi njerëzit dhe i urdhëroi për lëmoshë, duke thënë: “O njerëz, jepni lëmoshë!” Pastaj kaloi pranë grave e u tha: “O ju gra! Jepni lëmoshë, sepse (natën që jam ngritur në qiell) kam parë se ju jeni banoret më të shumta të Zjarrit.” Ato e pyetën: “Për çfarë arsye, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ u tha: “Mallkoni shpesh dhe e përbuzni mirësinë (e bashkëshortit ose të dikujt të tillë) . Nuk kam parë të mangëta në mendje dhe fe e që ia turbullojnë mendjen burrit të matur më shumë se ju, o gra.” Pastaj shkoi. Kur arriti në shtëpinë e tij, vajti Zejnebja, gruaja e Ibn Mesudit, e cila kërkoi leje për të hyrë. I thanë: - O i Dërguari i Allahut, Zejnebja. - “Cila Zejnebe?” - pyeti ai. - Gruaja e Ibn Mesudit, - i thanë. - “Po, lejojeni!” - tha ai. E lejuan (që të hyjë). - O i Dërguari i Allahut, sot urdhërove për lëmoshë, e unë kam një stoli timen që dëshiroj ta jap lëmoshë. Mirëpo, Ibn Mesudi po pretendon se ai dhe fëmijët e tij janë më meritorët për lëmoshën time. - “Ibn Mesudi e ka thënë të vërtetën. Burri dhe fëmijët e tu janë më meritorët për lëmoshën tënde”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1462.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1462.json"
  }
}