Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Uleje, e këtij i ka treguar Halid Hadhai, e ky nga Ibn Eshvai, e ky nga Shabiu se qatipi i Mugires (Verad Thekafiu) ka thënë: “Muaviu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i shkroi Mugire ibn Shuëbes: “Më shkruaj diçka që ke dëgjuar prej Pejgamberit ﷺ.” Ai i shkroi: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Allahu jua urren tri gjëra: 1. Thashethemet, 2. Shpërdorimin e pasurisë dhe 3. Pyetjet e tepërta.”
حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ ابْنُ عُلَيَّةَ: حَدَّثَنَا خَالِدٌ الْحَذَّاءُ، عَنِ ابْنِ أَشْوَعَ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، قَالَ : حَدَّثَنِي كَاتِبُ الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ قَالَ: كَتَبَ مُعَاوِيَةُ إِلَى الْمُغِيرَةِ بْنِ شُعْبَةَ: أَنِ اكْتُبْ، إِلَىَّ بِشَىْءٍ سَمِعْتَهُ مِنَ النَّبِيِّ ﷺ. فَكَتَبَ إِلَيْهِ: سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ اللَّهَ كَرِهَ لَكُمْ ثَلاَثًا: ١. قِيلَ وَقَالَ، ٢. وَإِضَاعَةَ الْمَالِ، ٣. وَكَثْرَةَ السُّؤَالِ".