{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1478",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1478",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1478",
  "text": "Muhamed ibn Gurejr Zuhriu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sadi, se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u dha disa personave, e unë u ula pranë tyre, por anashkaloi një burrë për të cilin mendoja se ishte më i miri. Iu afrova të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i fola në vesh, duke i thënë: - Çfarë ke me filanin? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman?” - tha Pejgamberi ﷺ. Heshta pak, por gjërat që dija për të më shtynë t'i thosha sërish: - O i Dërguari i Allahut, çfarë ke me filanin? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman?” - tha sërish Pejgamberi ﷺ. Heshta pak, por gjërat që dija për të edhe më tutje më shtynë t'i thosha: - O i Dërguari i Allahut, çfarë ke me filanin? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman. Unë ndodh t'i jap një njeriu, edhe pse dikush tjetër mund të jetë më i dashur për mua se ai, nga frika se Allahu mund ta hedhë me fytyrë në Zjarr.” (Jakubi) transmeton nga babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ismail ibn Muhamedi, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar babanë tim dhe në trasmetimin e tij qëndron: “I Dërguari i Allahut ﷺ më rrahu supin dhe më tha: “Eja, o Sad, unë ndodh t'i jap një njeriu...” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Fjala “fe kubkibu” ﴾فَكُبْكِبُوا﴿ (Shuara, 94) e ka kuptimin: “Kështu, ata do të hidhen (në zjarr) përmbysur.” Fjala “mukiben” ﴾مُكِبًّا﴿ (i përmbysur) (Mulk, 22), (rrjedh prej foljes:) (أَكَبَّ) (ekebe), e cila është folje jokalimtare (në gjuhën arabe, e këto janë folje që emërtojnë veprime që mbeten tek ai që i kryen), (p.sh) أَكَبَّ الرَّجُلُ (ekebe rexhulu): “... njeriu është hedhur përmbys.” Ndërkaq, për foljen kalimtare (që kanë mundësi të marrin kundrinor të drejtë) përdoret shprehja (كَبَّ) (kebe), (p. sh.) “Kebehullahu li vexhhihi” كَبَّهُ اللَّهُ لِوَجْهِهِ : “Allahu e ka hedhur përmbys në fytyrën e tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Zekati",
    "position": 24,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/24/zekati"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1478",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sad ibn Ebu Vekasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ غُرَيْرٍ الزُّهْرِيُّ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَامِرُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: أَعْطَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَهْطًا وَأَنَا جَالِسٌ فِيهِمْ قَالَ: فَتَرَكَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مِنْهُمْ رَجُلاً لَمْ يُعْطِهِ، وَهُوَ أَعْجَبُهُمْ إِلَىَّ، فَقُمْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَسَارَرْتُهُ فَقُلْتُ: مَا لَكَ عَنْ فُلاَنٍ؟ وَاللَّهِ! إِنِّي لأُرَاهُ مُؤْمِنًا. قَالَ: \"أَوْ مُسْلِمًا؟\" قَالَ: فَسَكَتُّ قَلِيلاً ثُمَّ غَلَبَنِي مَا أَعْلَمُ فِيهِ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا لَكَ عَنْ فُلاَنٍ؟ وَاللَّهِ! إِنِّي لأُرَاهُ مُؤْمِنًا. قَالَ: \"أَوْ مُسْلِمًا؟\" قَالَ: فَسَكَتُّ قَلِيلاً ثُمَّ غَلَبَنِي مَا أَعْلَمُ فِيهِ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، مَا لَكَ عَنْ فُلاَنٍ؟ وَاللَّهِ! إِنِّي لأُرَاهُ مُؤْمِنًا. قَالَ: \"أَوْ مُسْلِمًا ـ [يَعْنِي فَقَالَ] - إِنِّي لأُعْطِي الرَّجُلَ وَغَيْرُهُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْهُ، خَشْيَةَ أَنْ يُكَبَّ فِي النَّارِ عَلَى وَجْهِهِ\". وَعَنْ أَبِيهِ عَنْ صَالِحٍ عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ مُحَمَّدٍ أَنَّهُ قَالَ: سَمِعْتُ أَبِي يُحَدِّثُ هَذَا فَقَالَ فِي حَدِيثِهِ: فَضَرَبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِيَدِهِ فَجَمَعَ بَيْنَ عُنُقِي وَكَتِفِي ثُمَّ قَالَ: \"أَقْبِلْ أَىْ سَعْدُ! إِنِّي لأُعْطِي الرَّجُلَ\". قَالَ: أَبُو عَبْدِ اللَّهِ ﴿فَكُبْكِبُوا﴾ قُلِبُوا ﴿مُكِبًّا﴾ أَكَبَّ الرَّجُلُ إِذَا كَانَ فِعْلُهُ غَيْرَ وَاقِعٍ عَلَى أَحَدٍ، فَإِذَا وَقَعَ الْفِعْلُ قُلْتَ: كَبَّهُ اللَّهُ لِوَجْهِهِ، وَكَبَبْتُهُ أَنَا.",
    "albanian": "Muhamed ibn Gurejr Zuhriu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e ky nga babai i tij, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sadi, se babai i tij Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ u dha disa personave, e unë u ula pranë tyre, por anashkaloi një burrë për të cilin mendoja se ishte më i miri. Iu afrova të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i fola në vesh, duke i thënë: - Çfarë ke me filanin? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman?” - tha Pejgamberi ﷺ. Heshta pak, por gjërat që dija për të më shtynë t'i thosha sërish: - O i Dërguari i Allahut, çfarë ke me filanin? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman?” - tha sërish Pejgamberi ﷺ. Heshta pak, por gjërat që dija për të edhe më tutje më shtynë t'i thosha: - O i Dërguari i Allahut, çfarë ke me filanin? Betohem në Allahun se unë e njoh për besimtar. - “Apo thjesht për musliman. Unë ndodh t'i jap një njeriu, edhe pse dikush tjetër mund të jetë më i dashur për mua se ai, nga frika se Allahu mund ta hedhë me fytyrë në Zjarr.” (Jakubi) transmeton nga babai i tij, e ky nga Salihu, e ky nga Ismail ibn Muhamedi, i cili ka thënë: “E kam dëgjuar babanë tim dhe në trasmetimin e tij qëndron: “I Dërguari i Allahut ﷺ më rrahu supin dhe më tha: “Eja, o Sad, unë ndodh t'i jap një njeriu...” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Fjala “fe kubkibu” ﴾فَكُبْكِبُوا﴿ (Shuara, 94) e ka kuptimin: “Kështu, ata do të hidhen (në zjarr) përmbysur.” Fjala “mukiben” ﴾مُكِبًّا﴿ (i përmbysur) (Mulk, 22), (rrjedh prej foljes:) (أَكَبَّ) (ekebe), e cila është folje jokalimtare (në gjuhën arabe, e këto janë folje që emërtojnë veprime që mbeten tek ai që i kryen), (p.sh) أَكَبَّ الرَّجُلُ (ekebe rexhulu): “... njeriu është hedhur përmbys.” Ndërkaq, për foljen kalimtare (që kanë mundësi të marrin kundrinor të drejtë) përdoret shprehja (كَبَّ) (kebe), (p. sh.) “Kebehullahu li vexhhihi” كَبَّهُ اللَّهُ لِوَجْهِهِ : “Allahu e ka hedhur përmbys në fytyrën e tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1478.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1478.json"
  }
}