{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/1481",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/1481",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 1481",
  "text": "Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Amër ibn Jahjai, e ky nga Abas Saidiu se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kemi qenë bashkëpjesëmarrës me Pejgamberin ﷺ në Ekspeditën e Tebukut. Kur arritëm në Vadi Kura, gjetëm një grua në kopshtin e saj, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vlerësojeni sasinë (e hurmave) .” Pejgamberi ﷺ e vlerësoi për dhjetë evsukë dhe i tha: “Llogariti sa (hurma) dalin.” Kur arritëm në Tebuk, tha: “Sonte do të fryjë një erë shumë e fortë, andaj askush të mos qëndrojë në këmbë, si dhe ai që ka deve, le ta lidhë.” Kështu, i lidhëm devetë. Fryu një erë e fortë, saqë njërin, i cili u ngrit, e hodhi në malin Taj. Mbreti i Ejlës i dhuroi një mushkë të bardhë Pejgamberit ﷺ, i cili në shkëmbim i dhuroi një xhybe dhe e la edhe më tutje ta udhëheqë vendin e tij (pasi e pranoi marrëveshjen për pagesën e xhizjes). Kur u kthye në Vadi Kura, asaj gruas i tha: “Sa (hurma) i nxori kopshti?” Ajo tha: “Dhjetë evsukë! Aq sa e kishte vlerësuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Unë po shpejtoj për në Medinë. Ai që dëshiron të vijë me mua, le të shpejtojë.” Kur, - Ibn Bekari e përmendi një fjalë që e ka kuptimin, - iu afrua Medinës, tha: “Kjo është Tabe (e Mira) .” Kur e pa Uhudin, tha: “Kjo kodër na do ne dhe ne e duam atë. A t'ju tregoj për familjet më të mira të ensarëve?” - Po, - thanë ata. - “Familja e benu nexharit, pastaj familja e benu abduleshhelit, pastaj familja e benu saides, ose ajo e benu Harith ibn Hazrexhit. Në të gjitha familjet ensare ka mirësi”, - tha ai.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Zekati",
    "position": 24,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/24/zekati"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 1481",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Humejd Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا سَهْلُ بْنُ بَكَّارٍ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنْ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى، عَنْ عَبَّاسٍ السَّاعِدِيِّ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ قَالَ: غَزَوْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ غَزْوَةَ تَبُوكَ فَلَمَّا جَاءَ وَادِيَ الْقُرَى إِذَا امْرَأَةٌ فِي حَدِيقَةٍ لَهَا فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأَصْحَابِهِ: \"اخْرُصُوا\". وَخَرَصَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَشَرَةَ أَوْسُقٍ فَقَالَ لَهَا: \"أَحْصِي مَا يَخْرُجُ مِنْهَا\". فَلَمَّا أَتَيْنَا تَبُوكَ قَالَ: \"أَمَا إِنَّهَا سَتَهُبُّ اللَّيْلَةَ رِيحٌ شَدِيدَةٌ فَلاَ يَقُومَنَّ أَحَدٌ، وَمَنْ كَانَ مَعَهُ بَعِيرٌ فَلْيَعْقِلْهُ\". فَعَقَلْنَاهَا وَهَبَّتْ رِيحٌ شَدِيدَةٌ فَقَامَ رَجُلٌ فَأَلْقَتْهُ بِجَبَلِ طَيِّئٍ. - وَأَهْدَى مَلِكُ أَيْلَةَ لِلنَّبِيِّ ﷺ بَغْلَةً بَيْضَاءَ، وَكَسَاهُ بُرْدًا وَكَتَبَ لَهُ بِبَحْرِهِمْ - فَلَمَّا أَتَى وَادِيَ الْقُرَى قَالَ لِلْمَرْأَةِ: \"كَمْ جَاءَ حَدِيقَتُكِ؟\" قَالَتْ: عَشَرَةَ أَوْسُقٍ خَرْصَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"إِنِّي مُتَعَجِّلٌ إِلَى الْمَدِينَةِ، فَمَنْ أَرَادَ مِنْكُمْ أَنْ يَتَعَجَّلَ مَعِي فَلْيَتَعَجَّلْ\". فَلَمَّا - قَالَ ابْنُ بَكَّارٍ كَلِمَةً مَعْنَاهَا - أَشْرَفَ عَلَى الْمَدِينَةِ قَالَ: \"هَذِهِ طَابَةُ\". فَلَمَّا رَأَى أُحُدًا قَالَ: \"هَذَا جُبَيْلٌ يُحِبُّنَا وَنُحِبُّهُ، أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِخَيْرِ دُورِ الأَنْصَارِ؟\" قَالُوا: بَلَى. قَالَ: \"دُورُ بَنِي النَّجَّارِ، ثُمَّ دُورُ بَنِي عَبْدِ الأَشْهَلِ، ثُمَّ دُورُ بَنِي سَاعِدَةَ، أَوْ دُورُ بَنِي الْحَارِثِ بْنِ الْخَزْرَجِ، وَفِي كُلِّ دُورِ الأَنْصَارِ ـ يَعْنِي - خَيْرًا\".",
    "albanian": "Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Amër ibn Jahjai, e ky nga Abas Saidiu se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kemi qenë bashkëpjesëmarrës me Pejgamberin ﷺ në Ekspeditën e Tebukut. Kur arritëm në Vadi Kura, gjetëm një grua në kopshtin e saj, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Vlerësojeni sasinë (e hurmave) .” Pejgamberi ﷺ e vlerësoi për dhjetë evsukë dhe i tha: “Llogariti sa (hurma) dalin.” Kur arritëm në Tebuk, tha: “Sonte do të fryjë një erë shumë e fortë, andaj askush të mos qëndrojë në këmbë, si dhe ai që ka deve, le ta lidhë.” Kështu, i lidhëm devetë. Fryu një erë e fortë, saqë njërin, i cili u ngrit, e hodhi në malin Taj. Mbreti i Ejlës i dhuroi një mushkë të bardhë Pejgamberit ﷺ, i cili në shkëmbim i dhuroi një xhybe dhe e la edhe më tutje ta udhëheqë vendin e tij (pasi e pranoi marrëveshjen për pagesën e xhizjes). Kur u kthye në Vadi Kura, asaj gruas i tha: “Sa (hurma) i nxori kopshti?” Ajo tha: “Dhjetë evsukë! Aq sa e kishte vlerësuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Unë po shpejtoj për në Medinë. Ai që dëshiron të vijë me mua, le të shpejtojë.” Kur, - Ibn Bekari e përmendi një fjalë që e ka kuptimin, - iu afrua Medinës, tha: “Kjo është Tabe (e Mira) .” Kur e pa Uhudin, tha: “Kjo kodër na do ne dhe ne e duam atë. A t'ju tregoj për familjet më të mira të ensarëve?” - Po, - thanë ata. - “Familja e benu nexharit, pastaj familja e benu abduleshhelit, pastaj familja e benu saides, ose ajo e benu Harith ibn Hazrexhit. Në të gjitha familjet ensare ka mirësi”, - tha ai."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1481.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/1481.json"
  }
}