Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junus ibn Jezidi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Për ato gjëra që i ujitin shiu dhe krojet ose që e thithin ujin vetvetiu (pa i ujitur dikush) , jepet një e dhjeta. Ndërkaq, për ato që ujiten , jepet gjysma e një të dhjetës.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ky hadith e sqaron hadithin e Ibn Omerit (në nënkapitullin paraprak), sepse Pejgamberi ﷺ në hadithin paraprak nuk e ka caktuar (arritjen e nisabit të drithërave), ndërsa në këtë hadith e ka përcaktuar. Shtojca (e ndonjë shprehjeje të transmetuesve) është e pranuar, (shprehja e) veçantë e specifikon (shprehjen e) përgjithshme kur transmetohet nga transmetuesit e drejtë dhe besnikë. Kjo i ngjan transmetimit të Fadël ibn Abasit se Pejgamberi ﷺ nuk është falur brenda Qabesë. Ndërkaq, Bilali ka pohuar se ai është falur (brenda saj). Prandaj, merret (për bazë) fjala e Bilalit e jo e Fadlit.”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ بْنُ يَزِيدَ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: " فِيمَا سَقَتِ السَّمَاءُ وَالْعُيُونُ أَوْ كَانَ عَثَرِيًّا: الْعُشْرُ، وَمَا سُقِيَ بِالنَّضْحِ: نِصْفُ الْعُشْرِ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: هَذَا تَفْسِيرُ الأَوَّلِ لأَنَّهُ لَمْ يُوَقِّتْ فِي الأَوَّلِ - يَعْنِي حَدِيثَ ابْنِ عُمَرَ -: وَفِيمَا سَقَتِ السَّمَاءُ الْعُشْرُ وَبَيَّنَ فِي هَذَا وَوَقَّتَ، وَالزِّيَادَةُ مَقْبُولَةٌ، وَالْمُفَسَّرُ يَقْضِي عَلَى الْمُبْهَمِ إِذَا رَوَاهُ أَهْلُ الثَّبَتِ، كَمَا رَوَى الْفَضْلُ بْنُ عَبَّاسٍ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ لَمْ يُصَلِّ فِي الْكَعْبَةِ. وَقَالَ بِلاَلٌ: قَدْ صَلَّى. فَأُخِذَ بِقَوْلِ بِلاَلٍ وَتُرِكَ قَوْلُ الْفَضْلِ.