Sahihu i Buhariut — Hadithi 1490

Zekati · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Malik ibn Enesi, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga babai i tij se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dhashë një kalë në rrugën e Allahut. Mirëpo, ai që e kishte marrë, nuk përkujdesej për të, andaj doja ta blija, gjë që mendoja se do ta shiste lirë. E pyeta Pejgamberin ﷺ, e në atë rast më tha: “Mos e bli e as mos e rimerr lëmoshën tënde, edhe nëse ta jep për një dërhem, sepse ai që e rimerr lëmoshën e vet është sikurse ai që i kthehet vjelljes së vet.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: سَمِعْتُ عُمَرَ - رضى الله عنه - يَقُولُ: حَمَلْتُ عَلَى فَرَسٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ، فَأَضَاعَهُ الَّذِي كَانَ عِنْدَهُ، فَأَرَدْتُ أَنْ أَشْتَرِيَهُ، وَظَنَنْتُ أَنَّهُ يَبِيعُهُ بِرُخْصٍ، فَسَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ:‏ ‏"‏لاَ تَشْتَرِ وَلاَ تَعُدْ فِي صَدَقَتِكَ، وَإِنْ أَعْطَاكَهُ بِدِرْهَمٍ، فَإِنَّ الْعَائِدَ فِي صَدَقَتِهِ كَالْعَائِدِ فِي قَيْئِهِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1490