Sahihu i Buhariut — Hadithi 1493

Zekati · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se donte ta blinte Berirën, që ta lironte (nga robëria), por pronarët e saj i vunë kusht që ata të kenë hise në trashëgiminë e saj. Aishja ia përmendi këtë Pejgamberit ﷺ, e në atë rast i tha: “Blije, sepse e drejta në trashëgiminë e robit i përket atij që e ka liruar.” Pejgamberit ﷺ i sollën një copë mishi e unë i thashë: “Kjo është lëmoshë që i është dhënë Berirës.” Ai tha: “Për të është lëmoshë, kurse për ne është dhuratë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا الْحَكَمُ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنِ الأَسْوَدِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّهَا أَرَادَتْ أَنْ تَشْتَرِيَ بَرِيرَةَ لِلْعِتْقِ، وَأَرَادَ مَوَالِيهَا أَنْ يَشْتَرِطُوا وَلاَءَهَا، فَذَكَرَتْ عَائِشَةُ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ لَهَا النَّبِيُّ ﷺ: ‏"‏‏اشْتَرِيهَا، فَإِنَّمَا الْوَلاَءُ لِمَنْ أَعْتَقَ‏"‏‏‏.‏‏ قَالَتْ: وَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِلَحْمٍ فَقُلْتُ: هَذَا مَا تُصُدِّقَ بِهِ عَلَى بَرِيرَةَ فَقَالَ: ‏"‏‏هُوَ لَهَا صَدَقَةٌ، وَلَنَا هَدِيَّةٌ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1493