Sahihu i Buhariut — Hadithi 150

Abdesi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Muadh Ata ibn Ebu Mejmune, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ dilte për të kryer nevojën, unë dhe një djalosh tjetër i afronim një shakull me ujë, që të pastrohej nga nevoja fiziologjike.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ، هِشَامُ بْنُ عَبْدِ الْمَلِكِ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي مُعَاذٍ - وَاسْمُهُ عَطَاءُ بْنُ أَبِي مَيْمُونَةَ - قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا خَرَجَ لِحَاجَتِهِ أَجِيءُ أَنَا وَغُلاَمٌ مَعَنَا إِدَاوَةٌ مِنْ مَاءٍ. يَعْنِي يَسْتَنْجِي بِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/150