Sahihu i Buhariut — Hadithi 1518

Haxhi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Ejmen ibn Nabili, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ju e bëtë umrën, kurse unë jo.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Abdurrahman! Merre motrën tënde dhe shoqëroje për ta kryer umrën prej Tenëimit.” Ai e hipi mbrapa mbi samar të devesë dhe ajo e kreu umrën.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: حَدَّثَنَا أَيْمَنُ بْنُ نَابِلٍ: حَدَّثَنَا الْقَاسِمُ بْنُ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَنَّهَا قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! اعْتَمَرْتُمْ وَلَمْ أَعْتَمِرْ‏.‏ فَقَالَ:‏ ‏"‏يَا عَبْدَ الرَّحْمَنِ! اذْهَبْ بِأُخْتِكَ فَأَعْمِرْهَا مِنَ التَّنْعِيمِ‏"‏‏‏.‏‏ فَأَحْقَبَهَا عَلَى نَاقَةٍ فَاعْتَمَرَتْ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1518