Sahihu i Buhariut — Hadithi 1528

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

[t]: Ahmedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Vendi nga ku banorët e Medinës hyjnë në ihram është Dhul Hulejfja, për banorët e Shamit është Mehjeja, - që ndryshe quhet Xhuhfe, - dhe për banorët e Nexhdit është Karni.” Disa po thonë se Pejgamberi ﷺ ka thënë edhe: “Vendi nga ku banorët e Jemenit hyjnë në ihram është Jelemlemi” , por unë nuk e kam dëgjuar këtë.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ: حَدَّثَنَا ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنِي يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - ، سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: "مُهَلُّ أَهْلِ الْمَدِينَةِ ذُو الْحُلَيْفَةِ، وَمُهَلُّ أَهْلِ الشَّامِ مَهْيَعَةُ - وَهِيَ الْجُحْفَةُ، - وَأَهْلِ نَجْدٍ قَرْنٌ". قَالَ ابْنُ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: زَعَمُوا أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ وَلَمْ أَسْمَعْهُ: "وَمُهَلُّ أَهْلِ الْيَمَنِ يَلَمْلَمُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1528