Sahihu i Buhariut — Hadithi 1535

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Ebu Bekri na ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, Pejgamberi ﷺ, teksa ishte në vendin Muarres, që ndodhet në mes të luginës së Dhul Hulejfes ka parë në ëndërr se i është thënë: “Tani ndodhesh në Bat'hanë e bekuar.” (Musa ibn Ukbe ka thënë): “Salimi ndalej për të pushuar aty ku ndalej Abdullahu, duke synuar vendpushimin (vendin Muarres) e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që gjendej poshtë xhamisë, në mes të luginës, diku mes vendpushimit dhe rrugës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ: حَدَّثَنَا فُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ عُقْبَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ رُئِيَ وَهُوَ فِي مُعَرَّسٍ بِذِي الْحُلَيْفَةِ بِبَطْنِ الْوَادِي قِيلَ لَهُ: إِنَّكَ بِبَطْحَاءَ مُبَارَكَةٍ‏.‏ وَقَدْ أَنَاخَ بِنَا سَالِمٌ، يَتَوَخَّى بِالْمُنَاخِ الَّذِي كَانَ عَبْدُ اللَّهِ يُنِيخُ، يَتَحَرَّى مُعَرَّسَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ أَسْفَلُ مِنَ الْمَسْجِدِ الَّذِي بِبَطْنِ الْوَادِي، بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ الطَّرِيقِ وَسَطٌ مِنْ ذَلِكَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1535