Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullahu, i biri i Ebu Katades, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush të urinojë, të mos e mbajë organin gjenital me dorën e djathtë, të mos pastrohet me të nga jashtëqitja si dhe të mos marrë frymë brenda enës (gjatë pirjes) .”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "إِذَا بَالَ أَحَدُكُمْ فَلاَ يَأْخُذَنَّ ذَكَرَهُ بِيَمِينِهِ، وَلاَ يَسْتَنْجِي بِيَمِينِهِ، وَلاَ يَتَنَفَّسْ فِي الإِنَاءِ".