Sahihu i Buhariut — Hadithi 1549

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebejk Allahume lebejk. Lebejke la sherike leke lebejk. Inel hamde, ve nimete, leke vel mulk, la sherike lek (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem. Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem. Vetëm Ty të takon lavdi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak) !”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ تَلْبِيَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ: "لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ الْحَمْدَ وَالنِّعْمَةَ لَكَ وَالْمُلْكَ، لاَ شَرِيكَ لَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1549