Sahihu i Buhariut — Hadithi 1550

Haxhi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Umare, e ky nga Ebu Atije se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë e di fare mirë si e thoshte Pejgamberi ﷺ telbijen: “Lebejk Allahume lebejk. Lebejke la sherike leke lebejk. Inel hamde, ve nimete lek (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem. Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem. Vetëm Ty të takon lavdi dhe mirësia) !” Transmetimin e Sufjanit e ka fuqizuar Ebu Muaviu nga Ameshi. Ndërkaq, Shuëbe (e transmeton zinxhirin e hadithit paraprak) duke thënë: “Na ka lajmëruar Sulejmani (Ameshi), e ky e ka dëgjuar Hajthemen, e ky nga Ebu Atije, e ky nga Aishja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ عُمَارَةَ، عَنْ أَبِي عَطِيَّةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: إِنِّي لأَعْلَمُ كَيْفَ كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُلَبِّي: "‏لَبَّيْكَ اللَّهُمَّ لَبَّيْكَ، لَبَّيْكَ لاَ شَرِيكَ لَكَ لَبَّيْكَ، إِنَّ الْحَمْدَ وَالنِّعْمَةَ لَكَ"‏‏.‏ تَابَعَهُ أَبُو مُعَاوِيَةَ عَنِ الأَعْمَشِ‏.‏ وَقَالَ شُعْبَةُ: أَخْبَرَنَا سُلَيْمَانُ: سَمِعْتُ خَيْثَمَةَ، عَنْ أَبِي عَطِيَّةَ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها ـ‏ .‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1550